Ish-kryetari i PD Sali Berisha edhe një herë ka kërkuar publikisht në media verifikimin e firmave per mbledhjen e kuvendit.
I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari se ai ka detyrimin e bërjes publike të emrave të delegatëve, Berisha ka ftuar që këtë ta bëjnë gazetarët gjatë ditës së nesërme.
Rakipllari: Ju që keni bërë avokatinë e Bashës për 16 vjet e keni bërë gabim?
Berisha: Kam kërkuar ndjesë për pushtetin që i kam dhënë, por nëse uleni në një panel do reflektoni parimet më themelore, që përfaqësia është anëtarësi. Ju ftoj të shkoni nesër të verifikoni firmat.
Rakipllari: Ju keni detyrimin ndaj publikut që këta emra t’i bëni publik dhe nëse ata janë 4200 delegatë të kuvendit e mbledhin kuvendin.
Berisha: Merrni ekipin e gazetarëve tuaj, sepse tregon që nuk kam frikë dhe tmerr siç ka peng kryetari.
Fevziu: Është kryetari që e keni votuar dhe ju.
Berisha: Peng është marr së fundi . Ka dalë arrë me vrimë së fundi. Nuk ka ndodh kurrë një kuvend i tillë me anëtarë ky është i pari duhet respektuar më shumë se çdo ngjarje tjetër në historinë e lirirsë./Opinion.al