Kryesore

Berisha: Ne luftuam kundër Ramës dhe Bashës, ndërtoi pseudo-opozitë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 16/05/22 |
Opi Nion

Takimi elektoral i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha ka qenë në Kukës.

Duke shprehur bindjen për mbështetjen e demokratëve në zgjedhjet e 22 majit për kreun e PD, Berisha iu rikthye edhe njëherë ngjarjeve të muajve të fundit në selinë blu.

Berisha ka theksuar se iu është dashur që të luftojnë jo vetëm kundër qeverisë, por dhe ndaj ish-kryetarin e PD Lulzim Basha, i cili sipas tij ndërtoi një pseudo-opozitës

“Ju përshëndes dhe ju shpreh ju demokratë të Kukësit, mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë PD për qëndrimin tuaj të pagabueshëm ndaj interesit kombëtar, për atdhetarinë tuaj të palëkundur dhe tu garantoj se mblidhemi sot në këtë sallë më të fuqishëm se kurrë ndonjëherë më parë pasi për muaj të tërë së bashku udhëtuam në një rrugë plot vështirësi, plot pengesa por bëmë gjithçka para së gjithash dhe mbi të gjitha që të ishim opozitë e vërtetë e këtij vendi. Në rrugën tonë kaluar vështirësi. Asnjë opozitë në Europë nuk ka njohur e kaluar vështirësitë që kaloi PD nga shtatori deri sot. Përpjekje të mëdha djallëzore antikombëtare antidemokratike u bënë që kjo forcë politike të mbetej opozitë e rreme, pseudo opozitë dhe shqiptarët të kalonin nga pluralizmi i vërtetë politik në pluralizmin burokratik fals. Në këtë përpjekje kreu i qeverisë së sotme nuk kurseu asgjë, për realizimin e projektit të Shqipërisë me opozitë false. Nuk kurseu asgjë për mposhtjen përfundimtare të PD. Ai përdor çdo mjet të një shteti pa ligj e moral të gjitha format e joshjes e presioneve, një qendrim të tillë nuk mbajti as diktatori i fundit shqiptar Ramiz Alia pas themelimit të PD. Në udhën tonë, kundra nesh u rreshtuar lidershipi, ish kryetari i PD, por jo vetëm ai. Të cilët të lidhur me një mijë fije me qeverinë, pas shpinës tuaj, në kurriz tuaj, bënë gjithçka që të mposhtin përpjekjen tonë për të rithemeluar PD. E vërteta e pamohueshme është se në krah të tyre qendroi fuqishëm edhe mafia e George Soros që kërkoi dhe kërkon që të djathtës shqiptare t’i emërojë kryetarin e saj e ta shndërrojë në një shoqe besnike të qeverisë, jo të qytetarëve. U ndala në këto rrethana për të theksuar se në çfarë kushtesh ne dolëm të ngrihemi. Ne ecëm pandalshëm dhe sot ne finalizojmë së shpejti procesin e rithemelimit të PD të bazuar në votën tuaj të lirë, në vullnetin e lirë të bazuar në vlerat kombëtare për të cilat shqiptarët kanë punuar e sakrifikuar më shumë se kombet e tjera”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas