Teksa mbylli fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha solli në vëmendje një episod të Kuvendit të kaluar ku u rrëzua në podium, pasi u pengua te shkallët.
Berisha tha se edhe pse sërish i kanë lënë disa shkallë, nuk do të rrëzohet kurrë më.
“Prapë i paskan lënë edhe disa shkallë këtu, por Sali Berisha nuk rrëzohet kurrë më.”, tha Berisha.