Aktualitet

Berisha në fushatë edhe pse “non grata”, Soreca: Ndjekim parimin e mosndërhyrjes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 07/02/22 |
Opi Nion

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në një dalje për mediat është pyetur lidhur me angazhimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha në fushatën dhe zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit edhe pse është shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA.

 Nga Korça, ai deklaroi se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet e brendshme të një partie. Sipas tij BE zgjedh parimin e mosndërhyrjes.

 “Më lejoni të mos komentoj për zhvillimet e brendshme të një partie. Ne kemi ndjekur dhe vijojmë të ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do ketë dhe zgjedhje në të ardhmen. Në të njëjtën kohë vazhdojmë punën tonë duke biseduar me të gjitha forcat politike në vend edhe sa i përket çështjes së vettingut”, deklaroi Soreca./Opinion.al

Pas