Aktualitet

Berisha në forumin Global të IX në Baku: Mundësi për të paraqitur qëndrimet e PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 16/06/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, këtë të enjte ndodhet në Azerbajxhan, ku po merr pjesë në Forumin Gobal të IX në Baku.

Në një status në rrjetin social “Facebook” ish-kryeministri shprehet se është ftuar nga bordi drejtues i forumit që ka si axhendë ‘Sfidat e rendit boteror’.

Sipas Berishës, ky forum është një mundësi e veçante për tu paraqitur personaliteteve të pranishëm, publikut, dhe mediave qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, në rajon dhe në Europë.

“Pjesemarrje ne Forumin Global te IX ne Baku, Azerbajxhan

Te dashur miq,

Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e ketij Forumi i cili kete vit ka si axhende: ‘Sfidat e rendit boteror’.

Forumi organizohet nga Qendra Nderkombetare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetra presidente, kryeministra, ministra te jashtem dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe te gjithe kontinentet e tjere.

Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.

Ky forum eshte nje mundesi e veçante per tu paraqitur miqve te mij, personaliteteve te pranishem, publikut, dhe mediave qendrimet e Partise Demokratike per zhvillimet ne vend, ne rajon dhe ne Europe. sb”, shkruan Berisha.

Pas