Aktualitet

Berisha në ekspozitën e dy poetëve: I thanë në ballë diktaturës se çfarë ishte



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 15/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, ka vizituar ditën e sotme një ekspozitë kushtuar poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, e zhvilluar në kuadër të 45-vjetorit të pushkatimit të tyre.

Në një deklaratë për mediat pas vizitës Berisha u shpreh se Leka dhe Blloshmi kanë lënë një trashëgimi nga më të shkëlqyerat në letërsinë dhe poezinë tonë si në rrafshin artistik dhe në domethënien e kohës. Më tej ai tha se dy poetët me guxim i thanë diktaturës në sy atë se çfarë ishte ajo.

“Erdha të shpreh nderimin më të thellë për veprën e pavdekshme të dy poetërve të rinj, vëllezër siamez në idealet e lirisë, gjeni në krijimet letrare, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi kanë lënë një trashëgimi nga më të shkëlqyerat në poezinë tonë, si në rrafshin artistik ashtu dhe në domethënien e kohës në të cilën ato janë shkruar. Askush nuk ka paraqitur Shqipërinë e diktaturës siç ka bërë Vilson Blloshmi te Saharaja e tij, apo Genc Leka në pozitë e tij. Ato janë diamante në letrat tona, poezitë e tyre mund t’i krahasosh me krijimet më të bukura në letërsinë tonë, përveçse ato kanë brenda guximin e dy të rinjve që i thanë në ballë diktaturës se çfarë ishte ajo. Pa punën e tij nuk do kishim këto vepra. Nuk do të ishim sot këtu në këtë ekspozitë që paraqet me dokumente të gjithë sagën, kalvarin e tmerrshëm që përjetuan këta dy poetë të akuzuar se kishin sabotuar ekonominë bujqësore të fshatit. Dua të shpreh nderimin më të madh për veprat e tyre. Dua të ftoj shqiptarët që të lexojnë poezitë e tyre sepse ato janë poezitë, veprat në të cilët stigmatizohet me forcën më të madhe diktatura komuniste. Në atë forcë që Migjeni ka stigmatizuar mjerimin e kohës. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka përshkruajnë kohën e saj në çdo aspekt. Le të shprehim nderimin më të thellë për këto dy gjeni.”, tha Berisha.

Pas