Aktualitet

Berisha: Ne e kemi logon e PD, do mbrojmë vendimin e gjykatës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 13/01/23 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të premte është pyetur nga gazetarët për regjistrimin e Partisë Demokratike në KQZ në zgjedhjet e 14 Majit.

Berisha tha se me vendim gjykate grupi që mbështet kreun e PD e ka logon e PD ndërsa akuzoi Ramën se nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri.

“Ne nuk e kemi logon. Zyrtarisht e kemi logon. Absolutisht në çdo ligj të botës, e kemi logon. Sepse ka një vendim gjykate që e njeh. I gjithë problemi është këtu, Edi Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi logo, ne e kemi logon.

Gjykata ka vendosur. Vendimi i gjykatës për një parti është një kontroll i dokumentacionit dhe i parimeve nëse përputhet apo jo me Kushtetutën. Kaq. Nuk ka punë tjetër. Ke ti objeksione që këto janë false, në çdo vend të botës ti hap proces tjetër.

Por palë në këtë proces nuk mund të bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë, ne rrëzojmë çdo vendim gjyqësor. Janë disa parime të paprekshme. Këtu është gjithçka politike dhe ne do i japim zgjidhjen që meriton. Zgjidhja do jetë revolucioni. Pa diskutim.  Nuk ka asgjë këtu, gjykatësi ka dhënë vendimin. Ne do i dalim zot vendimit, ligjit”-tha Berisha.

Pas