Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Në Durrës u zhvillua disfata e parë e Ramës, nderim për ata që e bojkotuan hapjen e fushatës së PS

2025/04/14 at 7:52 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Në Durrës u zhvillua disfata e parë e Ramës, nderim për ata që e bojkotuan hapjen e fushatës së PS

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët në Durrës, ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetët të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.


Krahas akuzave për korrupsion, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është braktisur nga socialistët dhe se kjo braktisje ka filluar nga Durrësi.

Ai shprehu mirënjohje për ata socialistë që sipas tij, bojkotuan hapjen zyrtare të fushatës elektorale të PS ditën e shtunë në Tiranë.

“Të dashur qytetare e qytetarë, banorë të mrekullueshëm të Durrësit dhe rrethit të Durrësit, të pranishëm në këtë sallë, në qytet, në Shqipëri dhe kudo që jeni. Duhet të përulem me mirënjohjen më të pakufishme, me nderimin më të madh ndaj jush, qytetarëve të këtij qyteti. Energjia, entuziazmi i shpirtit dhe zemrave tuaja për vërshon sot në të katër anët e Durrësit dhe Shqipërisë. Ju jeni tashmë simboli i fitores më të thellë të opozitës shqiptare. Simboli i triumfit. Simboli i ndarjes së shqiptarëve nga e keqja. E përmbysjes së diktaturës së dytë, diktaturës së drogës dhe krimit. I dashur zoti Oerd Bylykbashi, udhëheqës politik i qarkut të Durrësit, i dashur zoti Genti Strazimiri, udhëheqës politik i Krujës dhe Fushë Krujës. Të dashur drejtues të degëve të Durrësit, Sukthit, Krujës, Fushë Krujës dhe Shijakut. Një përshëndetje të përzemërt për ju, por shpreh gjithashtu dhe unë krenarinë time me këto zonja dhe zotërinj, që do u përfaqësojnë ju. Shumë herë kam paraqitur në këtë qytet përfaqësuesti tuaj, por kurrë një ekip të tillë të mrekullueshëm, një ekip qytetarësh të përkushtuar, një ekip që e do Durrësin dhe Shqipërinë si këta nuk kemi pasur. Miqtë e mi, java që lamë pas ishte java e mbarësisë së madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ishte java në të cilën ju, opozitaret dhe opozitarët, që përjetuat 12 vite një regjim narkodiktatorial, një regjim që varfëroi dhe shkretoi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër, u dëshmuat qytetarë të fitores, të fitores, të fitores. Në rrugët e Durrësit, në sheshet e tij, në fshatrat e këtij qarku, ndjehet, fryn era e fitores tuaj.  Buron nga shpirti, nga zemra e njerëzve të lirë, njerëzve të pamposhtur siç jeni ju. Po a e dini ju o qytetarë të mirë se këtu në Durrës filloi, këtu në Durrës në një nga sallat e Durrësit, u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës. Aty ai mblodhi zonjat, nëna, motra, gra, dhe donte të tregonte para shqiptarëve se epërsia e tij, ky mizogen që është kryeministri më mizogen i Europës. Donte të paraqitej se kam mbështetjen masive të grave. Çfarë i ndodhi? Gratë e bojkotuan. Kishte parashikuar aktivitet kombëtar. Meqenëse nuk e kam në iPad, por e kam në telefon, nesër do publikoj se çfarë tha ai pas dështimit me gratë në Durrës. Ai u tha bashkëpunëtorëve të tij, epo kjo nuk na shkoi mirë, na pa syri i keq. Në fakt, syri i keq më i keqi është ai. Një nderim të gjitha për ato gra dhe vajza që e bojkotuan atë. Ato nëna dhe motra, ato nëna të cilave ua hoqi fëmijët nga sofra dhe i detyroi t’i nisin në rrugët e botës se nuk u del kafshata. Ato nëna të cilave ua ndërpreu fëmijëve shkollën me mesataren e tij. Ato nëna, fëmijëve të të cilave u ofroi drogën dhe krimin. U treguat nëna të vërteta shqiptare që e bojkotuat. Miqtë e mi, por e nesërmja në Tiranë. Ia thanë sheshin. Qytetarët e Tiranës ia thanë sheshin Edi Ramës.  Nderim, nderim socialistëve të Tiranës, nderim qytetarëve të Tiranës që e lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej narkodiktatorin dhe i dhanë atë që meritonte”,-tha Berisha./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 8:24 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
-U tha në Opinion

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

3 Nëntor, 2025 10:44 pm
Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
-U tha në Opinion

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

3 Nëntor, 2025 10:39 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

3 Nëntor, 2025 10:26 pm
Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita
Aktualitet

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

3 Nëntor, 2025 9:24 pm
Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare
Aktualitet

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

3 Nëntor, 2025 8:18 pm
Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet
Bota

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet

3 Nëntor, 2025 8:16 pm
Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Para
Çelja e grupkapitullit të dytë për Shqipërinë, ministri i Jashtëm i Polonisë: Jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë!

Çelja e grupkapitullit të dytë për Shqipërinë, ministri i Jashtëm i Polonisë: Jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë!

Rama në Luksemburg: Anëtarësimi në BE, ekzistencial për Shqipërinë!

Rama në Luksemburg: Anëtarësimi në BE, ekzistencial për Shqipërinë!

Komisionerja Kos: Nëse Shqipëria zbaton reformat, unë do të jem avokati juaj më i mirë në BE

Komisionerja Kos: Nëse Shqipëria zbaton reformat, unë do të jem avokati juaj më i mirë në BE
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
4 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të...

Lexo më shumë

Horoskopi, 4 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
4 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje sot. Faturat duhet të paguhen çekët ose kontratat të ekzekutohen. Lehtësimi...

Lexo më shumë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
3 Nëntor, 2025

Analisiti Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Rion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, për analistin Baton Haxhiu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com