Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha në çadër: Nuk tërhiqeni, votën do ta mbrojmë me çdo çmim

2017/03/02 at 4:26 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Paratë e bankave e drogës, për të blerë protestuesit

Është e enjtja e dytë që demokratët nuk e zhvillojnë debatin në institucionin e Parlamentit. Paradite deputetët opozitarë mbajtën disa fjalime në çadrën pranë Kryeministrisë.

Sali Berisha e nisi fjalën e tij, duke theksuar rëndësinë e votës së lirë me një mesazh drejtuar veçanërisht të varfërve.

“Ju ftoj të dashur shqiptarë të mendoni për votën tuaj. Unë e di se me qindra e mijëra kur më dëgjoni këto fjalë thoni lëri keto që thua: Ne s’kemi kafshatën për të ngrënë. Dhe unë jam me ju, kafshata është më e rëndësishme se vota, kafshata është jeta. Po ju them ju të tjerëve, a ka një rrugë tjetër që këta njerëz mos numërojnë kafshatën? A ka një rrugë tjetër që ju të ndjeheni të lirë, të sigurtë, të ndjeheni me dinjitet në vendin tuaj përveç votës së lirë? Jo nuk ka. Atëherë le të luftojmë për të votuar të lirë, të luftojmë edhe për ata të cilët e vërteta është që dhimbja, lotët e mjerimit për kafshatën ja u kanë shuar tërësisht sensin dhe kuptimin e votës. Të luftojmë që dhe ata gradualisht të kuptojnë se problemin e kafshatës do ta zgjidhim vetëm duke votuar të lire”.

Berisha u përqëndrua tek inkriminimi i Kuvendit dhe niveli i kultivimit të drogës për të theksuar se pse zgjedhjet sipas tij janë më shumë se kurrë të rrezikuara.

“Vendi me drogë u mbush vetëm e vetëm për një qëllim; me qëllimin që të helmohet vota, që vota të drogohet me çdo kusht, që kanabisi të përcaktojë vullnetin e shqiptarëve. Erdhi në pushtet me 19 vrasës e trafikantë në parlament. Edi Ramën ligji e nxori lakuriq siç është, ai nuk shkëputet dot kurrë nga krimi. Ai, nën presionin e madh i imponon Ndokës dorëheqjen, ndërkohë i jep karta biankën e Partisë Socialiste për Lezhën. Ai, pasi me Denar Prengën ja mbrojti mandatin, i kërkon të dorëhiqet. Po pse? Sepse do që ta kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Pra, çfarë bën tjetër? Liroi Hakmarrjen për Drejtësi, klubin e strukturuar terrorist të Ballkanit.”

PD nuk arriti të fusë dhe testin e drogës në ligjin për dekriminalizimin, por ja çfarë betimi bën Sali Berisha për Parlamentin e ri:

“Do përpiqem shumë dhe do bëj gjithçka, dhe le ta mësojnë, se në parlamentin e ardhshëm nuk do ulet deputet pa bërë testin e drogës! Ta mësojë se s’ka për t’u ulur deputet në atë parlament pa bërë testin e drogës Edi Rama. 24 orë mbajti parlamentin me ligjin e dekriminalizimit dhe nuk e pranoi”.

Të enjten u mbushën 13 ditë protestë, një protestë e durimit, siç e quajti ish-kryeministri, kur tha se opozita është e vendosur të bëjë çdo sakrificë për votën e lirë.

“Herët ose vonë, ne që jemi këtu do të faktojmë ty se votën jemi të gatshëm t’a mbrojmë me çdo çmim, t’a mbrojmë me çdo kusht, të mos ja dorëzojmë kujt kurrë përveç vullnetit tonë! Fitore, fitore”!

Etiketa: berishaprotestavota e lire

Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
Bota

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

3 Gusht, 2025 10:21 pm
“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
Aktualitet

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

3 Gusht, 2025 9:41 pm
Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Bota

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

3 Gusht, 2025 9:13 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
Bota

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

3 Gusht, 2025 8:32 pm
Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Para
E papritura ndodh me Xhansu dhe Deniz, pasi martohen!

E papritura ndodh me Xhansu dhe Deniz, pasi martohen!

Vajza që kaloi në menopauzë për shkak të dietave drastike: ‘Tani do të ngelem vetëm’

Vajza që kaloi në menopauzë për shkak të dietave drastike: ‘Tani do të ngelem vetëm’

Video/ Merr flakë në ecje autobusi i Paskuqanit

Video/ Merr flakë në ecje autobusi i Paskuqanit

TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com