Kryetari i PL, Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest shtëpie, të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se vendimi i Gjykatës është një akt ekstrem i përndjekjes politike ndaj Berishës.
Sipas tij, ky vendim është një akt i kryeministrit Edi Rama. Meta shkruan më tej, se izolimi i Berishës është një kambanë alarmi për pluralizmin politik.
“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës. Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”,-shkruan Meta./ Opinion.al