Aktualitet

Berisha: Në 8 vite ata që takoja më thonin se Basha i gënjente


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:37 - 25/09/21 |
Opi Nion

Në takimin me mbështetës të PD në qytetin e Vlorës, ish-kryeministri Berisha tha ndër të tjera se gjatë këtyre 8 viteve, i ka përcjellë Bashës çdo shqetësim të bazës. Ndër të tjera Berisha ka shprehur hapur zhgënjimin e tij, kur tha se të gjithë që takonte i flisnin për Bashën si njeri që gënjente dhe nuk mbante fjalën.

“Edhe unë ju garantoj një gjë, këto kohë se unë nuk jam marrë, kam ndjekur këtë taktikë këto 8 vite, çdo gjë negative që anëtarësia sillte tek unë me mesazhe apo në mënyrë tjetër, ia përcillja atij dhe mendimin tim. S’kam gjetur një njeriu deri më sot që të më thotë se s’më gënjeu. Më fal, sepse nuk jam marrë me, unë kisha projekte të tjera për veten time, nuk kisha ndërmend të kthehesha. Por këto kohë nuk kam takuar një njeri të vetëm që, si më gënjeu këtu si më gënjeu aty. Kjo krijon konfuzion të madh në drejtim. Pse u largove ti? Sepse më tha këto këto, dhe pas dy ditësh sikur s’kishte folur me mua. Më mashtroi këtu këtu.

Ne duhet ti rikthehemi vlerave, standardit, fjala fjalë, ne fjalën fjalë e kemi, besa apo fjalëdhëna, s’na ka munguar si komb, mund të na ketë munguar buka, por ne në këtë mënyrë ecim. Duhet të rikthehemi te vlerat tona, vlerat njerëzore dhe si demokratë. ‘’- tha Berisha./Opinion.al

Pas