Aktualitet

Berisha mori pjesë në mbledhje, PD: Pushtimet nuk i shërbejnë bashkimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 31/03/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, ku morën pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e përjashtuar nga PD nga ish-kryetari, Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediat PD shkruan se prej disa ditësh ditësh në Partinë Demokratike një grup personash janë duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

Më tej theksohet se vendimi i Gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë dhe se PD është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim sipas ligjit.

“Prej ditësh në Partinë Demokratike një grup personash janë duke vepruar në kundërshtim me ligjin. Kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka deklaruar edhe sot se të gjitha këto veprime janë të paligjshme.

Vendimi i Gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë. PD është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim sipas ligjit. Në të njëjtën kohë PD ka bërë një kallëzim në SPAK për gjyqtarin Zhukri dhe njëkohësisht po pret rezultatin e inspektimit nga ILD.

Nga ana tjetër PD pret vendimin e Gjykatës për regjistrimin e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetor.

Partia Demokratike do të presë me durim vendimet gjyqsore ndërkohë që do të fokusohet te hallet e qytetarëve, që sot janë goditur nga korrupsioni i një qeverie që i ka braktisur tërësisht njerëzit.

Partia Demokratike do të zbatojë çdo vendim gjyqësor të formës së prerë. Vendimet, veprimet, pushtimet nuk e ndihmojnë PD dhe nuk i shërbejnë bashkimit dhe as të ardhmes së demokratëve. Alternativa jonë e së nesërmes nuk mund të jetë kurrë një alternativë dhune dhe pushtimi apo izolimi nga partnerët tanë euro-atlantikë, me të cilët i’a kemi dalë të sigurojmë arritjet më madhore për shqiptarët”, thuhet në reagim.

Pas