Aktualitet

Berisha mesazh Policisë së Shtetit: Mos revoltoni protestuesit, mjerë ai që i prek



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 11/11/22 |
Opi Nion

Në konferencën e përjavshme për mediat, Kreu i PD, Sali Berisha dha një mesazh për Policinë e Shtetit, për protestën që opozita do të mbajë nesër.

Berisha i bëri thirrje efektivëve të mos revoltojnë protestuesit, pasi sipas tij ata do të vijnë me të drejtat e tyre kushtetuese për të protestuar.

 “Mesazhi im për policinë e shtetit, mos revoltoni protestuesit. Vijnë me të drejtat e tyre kushtetuese, vijnë të provokuar në shkallën më të lartë nga një njeri që po i dëbojnë fëmijët nga shtëpitë e tyre. Ky është mesazhin për policinë, asgjë s’mund të zvogëlojë dimensionet e përpara të protestës së nesërme.

Policia në interesin e saj më të mirë të mos bëhet mercenare e Edi Ramës, ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit, mjerë ai që i prek. Sa të dojë populli opozitar sa ti teket sa të ketë dëshirë populli  opozitar ai nesër është sovrani i Shqipërisë.

Opozita në protestë kundër kësaj qeverie, do përdorim të gjitha metodat e mosbindjes cilvile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë. Ne s’mund të pajtohemi kurrë me shpërbërjen e kombit shqiptar nga një qeveri e lidhur me krimin drogën vjedhjen e mashtrimin. E kemi seriozisht këtë punë.

Kemi pasur një periudhe problemesh me riorganizimin Kemi primaret që po vazhdojnë mirë, kemi edhe armikun e votës së lirë, të gjithçka shqiptare. Do përballemi me të siç e meriton”-tha Berisha.

Pas