Kryesore

Berisha mesazh deputetëve që s’ishin në Kuvendin e PD: Ky tren s’ndalet kurrë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:02 - 30/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një pronocim për mediat, pasi ka votuar për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, i ka dërguar edhe një mesazh deputetëve që nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar. 

Berisha iu drejtua atyre duke thene se “ky tren s’mund të ndalet kurrë, treni i PD të Rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë”. 

Ky Kuvendi ishte i bashkimit, sot në sallë ishin me qindra delegatë, aty në atë listë ka dhjetëra të propozuar për anëtar të Këshillit nga ato demokratët që para 6 marsit qëndruan në pozicion tjetër. Detyra ime është bashkimi i bazës dhe ju i shihni xhirot e ish-kryetarit, për të kuptuar që dëshmojnë se sa e bashkuar është sot PD në bazë. Një pjesë e mirë e deputetëve ishin, një pjesë tjetër nuk ishin, dy gjëra për ato, ky tren s’mund të ndalet kurrë, treni i PD të Rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. S’ka më kohë të shpenzohet me problemet e brendshme, cili do që do t’i bashkohet trenit është i mirëpritur”,- ka thënë Berisha./Opinion.al 

Pas