Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha merr pjesë në zgjedhje?,Celibashi:Që kandidatët të hyjnë në garë duhet..

2022/01/24 at 10:10 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Berisha merr pjesë në zgjedhje?,Celibashi:Që kandidatët të hyjnë në garë duhet..

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten me një interes të veçantë nga aktorët politikë dhe qytetarët.

Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë, pas bojkotit të Lokaleve 2019, që i dha fitoren Partisë Socialiste (PS) në 60 bashki nga 61 në total, do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ajo ka shansin të synojë në mos fitoren në gjashtë bashki, të paktën në disa prej tyre. Këto zgjedhje kanë potencialin të jenë edhe një lakmus që pritet të tregojë se cili nga dy grupimet kundërshtare në PD gëzon mbështetjen më të madhe të elektoratit opozitar dhe qytetarëve: grupimi i drejtuar nga kryetari aktual Lulzim Basha apo ai i drejtuar nga ish-kryeministri, lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i shpallur „non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), „për vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri”.

KQZ nuk njohu grupimin e Berishës

Fillimi të shtunën (22.01) i procesit zgjedhor për lokalet e pjesshme të 6 marsit nuk plotësoi pritshmëritë e grupimit të mbështetësve të Berishës për t’u regjistruar si subjekt politik më vehte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ). KQZ nuk e njohu si të tillë këtë grupim. Në një konferencë për shtyp, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celiashi tha, se „subjekti/partia politike duhet të paraqesë në KQZ vërtetimin e regjistrimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor,T iranë, ku të ketë të dhëna të tilla si emri i subjektit politik, organet drejtuese dhe ato kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët, përfshirë edhe KQZ.”

Një vërtetim të tillë grupimi i mbështetësve të Berishës nuk e ka. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë nuk ka marrë ende vendimin e saj për regjistrimin e statutit të ri të PD të rithemeluar, ku përfshihet edhe shkarkimi i kryetarit Basha dhe gjithë lidershipit të PD zyrtare, të çuar në këtë Gjykatë nga „Komisioni i Rithemelimit të PD” të dalë nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit 2021, i demokratëve, mbështetës të Berishës.

Grupimi pro Berisha nuk mund të ketë përfaqësues ligjorë në KQZ

Në vijim të mosnjohjes si subjekt politik dhe mos regjistrimit në KQZ, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi vendosi të mos e njohë juristin Ivi Kaso, të caktuar nga „Komisioni i Rithemelimit të PD” si përfaqësues ligjor të PD në KQZ, pas shkarkimit të tij nga posti i Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PD ngaqë mori pjesë në protestën e dhunshme të 8 janarit ndaj selisë së kësaj partie, për të marrë lidershipin e saj. Në vend të tyre Celibashi legjitimoi emrat e juristëve të zgjedhur nga Basha si përfaqësuesi ligjor i PD.

Celibashi: Ligji zgjedhor, rëndësia e 1 përqind të listës zgjedhore

Pyetjes së DW: Nëse ka në këto kushte hapësira ligjore që grupimi i demokratëve, mbështetës të Berishës dhe elektorati pro tij të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kreu i KQZ-së, Celibashi i përgjigjet: „Ligji zgjedhor ka hapësira që grupime, të cilat nuk mund të regjistrohen si subjekte politike më vehte, të marrin pjesë në zgjedhje, në rastin konkret për kryetarë bashkie, me kandidatë që i propozojnë vetë zgjedhësit. Sipas ligjit zgjedhor, zgjedhësit që propozojnë kandidatin për kryetar bashkie duhet të përbëjnë një përqind të numrit të zgjedhësve në listën zgjedhore të bashkisë përkatëse, që kandidati të hyjë në garë”.

Sfidat e dy grupimeve në PD

Tanimë ndarja e PD-së duket se është çështje kohe. Një nga pasojat e ndarjes pritet të jetë ulja e kapaciteteve opozitare të partisë më të madhe opozitare në vend që do të shfaqen edhe në procesin zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Për ta minimizuar këtë pasojë për interesat e veta, të dyja palët po zhvillojnë njëkohësisht takime me demokratët në rrethe, ku mbajnë fjalime me akuza të ndërsjellta gjithmonë dhe më të rënda.

Të dyja palët qartazi synojnë të fitojnë sfidën e bërjes për vehte të sa më shumë individëve nga elektorati demokrat: grupimi i Bashës me premtimin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve të lartë të korruptuar, ai i Berishës me premtimin për të mposhtur me anë të „revolucionit paqësor” atë që ai e quan „regjim të kryeministrit Rama”.

“Çdo sfidë sjell me vehte edhe një mundësi. Kjo është një mundësi e madhe për t’u ndarë nga e shkuara dhe përqafuar të ardhmen me të gjitha premtimet që ajo sjell. Kemi mbështetur prej fillimit një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar. Kemi prezantuar në parlament nismën për dekriminalizimin e politikës, vettingun e politikanëve, që do të detyrojë politikanët e nivelit të lartë të kalojnë në sitën e organeve të drejtësisë, reformën në sistemin zgjedhor dhe atë territoriale që synojnë t‘ia kthejnë pushtetin qytetarëve, pasi ai është i përqëndruar në duar të pak njerëzve”, thotë Lulzim Basha për DW.

Përballja Basha-Berisha

Aleksandër Çipa, analisti i pavarur në Tiranë, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, e vlerëson aksionin e Bashës “si të parin aksion vetiak për të marrë mbështetjen e anëtarësisë së PD që refuzon të ashtuquajturin „revolucion paqësor” të ish- kryeministrit Berisha.

„Basha është në pistën e tij të rezistencës për të mbetur udhëheqësi i një partie që po ndahet. Ai po kryen çdo veprim dhe lëvizje për të trashëguar hipotekën zyrtare të selisë politike. Basha e quan berishizmin „e shkuara” dhe mbi këtë tezë po përpiqet të shtojë mbështetësit e palës së tij. Në këtë përballje rritje mund të ketë pala e mbështetësve e Berishës, por kurrsesi aq të mjaftueshme sa për të kryer të ashtuquajturin „revolucioni paqësor,” thekson për DW, Aleksandër Çipa.

Genc Pollo, ish-deputet dhe ministër në qeverinë e PD-së, mbështetës i grupimit të Sali Berishës, mendon se grupimit të Bashës, i mungojnë komponentë thelbësorë për të bërë për vehte sa më shumë demokratë. „PD është anëtarësia, idetë dhe tradita politike si edhe fryma motivuese. Të tre këta komponentë thelbësorë i shoh tek PD e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të kaluar. Basha mund të ketë godinat, vulën e financat e PD por absolutisht jo tre komponentët thelbësorë. Edhe dëmi që ai mund të sjellë për demokratët dhe për demokracinë, mendoj që do të mbetet i kufizuar”, thotë Genc Pollo për DW.

Ai thekson se sfida e grupimit mbështetës të Berishës është “zgjimi i shoqërisë nga letargjia për të kundërshtuar masivisht regjimin e Ramës. Por ashtu siç dolën anëtarët e PD nga letargjia në gjysmën e dytë të vitit të shkuar ashtu mund të dalë nga letargjia edhe tërë shoqëria shqiptare”, thekson Genc Pollo.

Basha: Drejtësia ndëshkim pa dallim politikanëve të korruptuar

Kryetari aktual i PD, Basha, ka qëndruar pranë ish-kryeministrit Berisha, liderit historik të PD për 16 vite me radhë, që nga viti 2005 deri në shtator 2021, kur ai e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD, 4 muaj pas shpalljes “non grata” nga DASH, gjë që solli edhe shndërrimin e tyre në kundërshtarë të njeri-tjetrit. Basha ka qënë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e parë Berisha, 2005 – 2009, Ministër i Brendshën në qeverinë e dytë Berisha, 2009-2013 dhe më pas për 8 vjet pasardhës i tij në krye të PD. A ka Basha reflektime nga pozicioni i tanishëm si kundërshtar i Berishës?

“Reflektimi thelbësor është ndarja nga e shkuara, pa asnjë kompleks, premtimi për një të ardhme më të mirë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët”, thotë Basha për DW.

Nëse ndarjen nga e shkuara Basha e sheh të lidhur me ndëshkimin e politikanëve të korruptuar a pret ai që ish-kryeministri Berisha të përballet me drejtësinë?

“Nuk më takon mua të bëj gjyqtarin dhe prokurorin. Pres që drejtësia të funksionojë si në çdo vend normal. Kjo nuk është çështje emrash. Për një kohë shumë të gjatë një grusht njerëzish me pushtet të madh politik ose ekonomik vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar. Pandëshkueshmëria është themeli mbi të cilin ngrihet tranzicioni i pafund i Shqipërisë. Një nga faktorët për mbylljen e tranzicionit është dhënia fund e pandëshkueshmërisë. I takon drejtësisë, institucineve të pavarura që t’i vendosin para ligjit në mënyrë të barabartë politikanët e korruptuar. Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve”, i tha Basha DW-së./DW

 

Etiketa: berishaCelibshi

Ju sugjerojmë

Akuzohen si “spiunë” të Rusisë, priftërinjtë ortodoksë refuzojnë të largohen nga Kievi
Bota

Akuzohen si “spiunë” të Rusisë, priftërinjtë ortodoksë refuzojnë të largohen nga Kievi

29 Mars, 2023 10:25 pm
Durrës/ Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit, vdes qytetari
Kronikë

Sherr në Tiranë, plagoset me thikë 19-vjeçari

29 Mars, 2023 10:07 pm
Probleme shëndetësore për Papa Françeskun, shtrohet në një spital të Romës
Bota

Probleme shëndetësore për Papa Françeskun, shtrohet në një spital të Romës

29 Mars, 2023 9:41 pm
Noterja mban peng gazetaren, burri i saj dhunon grupin e xhirimit të “Stop”
Aktualitet

Noterja mban peng gazetaren, burri i saj dhunon grupin e xhirimit të “Stop”

29 Mars, 2023 9:15 pm
Taksistë e punonjës karburanti, çfarë u ndodhi rrogëtarëve të bashkisë?
Aktualitet

Taksistë e punonjës karburanti, çfarë u ndodhi rrogëtarëve të bashkisë?

29 Mars, 2023 9:05 pm
“Malësori kishte gocën për dore”,flet dëshmitari që pa ngjarjen në Kavajë: Njëri u shtri…
Kronikë

“Malësori kishte gocën për dore”,flet dëshmitari që pa ngjarjen në Kavajë: Njëri u shtri…

29 Mars, 2023 8:41 pm
Vidhet gjatë natës banesa e 64-vjeçarit, hajdutët grabisin paratë dhe celularët
Kronikë

Elbasan/ 33-vjeçari qëllon veten me thikë në zemër

29 Mars, 2023 8:15 pm
Gjermania prezanton draft-reformat për imigracion, me fokus te punëtorët nga Ballkani
Bota

Gjermania prezanton draft-reformat për imigracion, me fokus te punëtorët nga Ballkani

29 Mars, 2023 8:07 pm
VIDEO/ Vrasja e dy personave në Kavajë, pamjet nga vendi i ngjarjes
Kronikë

VIDEO/ Vrasja e dy personave në Kavajë, pamjet nga vendi i ngjarjes

29 Mars, 2023 7:56 pm
Qëlloi me armë zjarri drejt një makine, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan
Kronikë

Dy persona vranë njëri-tjetrin në Kavajë, Policia: Përdorën thikë dhe armë zjarri

29 Mars, 2023 7:42 pm
Para
Tre djem dhe një vajzë në hotel, kapet i riu që tentoi të vrasë shokun

Tiranë/ Dyshonin se u grabiti banesën, dy të rinjtë marrin peng 20-vjeçarin

Këshillimi Kombëtar/ Rama kërkon mendimin e qytetarëve për vaksinën anti-Covid

A duhet t’i ashpërsojë qeveria gjobat? Kryeministri publikon pyetjen e radhës

Protestuesit dhurojnë ngrohëse për shkollat: Mësuesit nuk thonë dot “kam ftohtë”

Protestuesit dhurojnë ngrohëse për shkollat: Mësuesit nuk thonë dot “kam ftohtë”





TE FUNDIT

Akuzohen si “spiunë” të Rusisë, priftërinjtë ortodoksë refuzojnë të largohen nga Kievi

Akuzohen si “spiunë” të Rusisë, priftërinjtë ortodoksë refuzojnë të largohen nga Kievi
29 Mars, 2023

Dhjetëra klerikë ortodoksë deklarojnë se do të qëndrojnë në manastirin historik të Kievit pavarësisht urdhrave të prerë që kanë marrë...

Lexo më shumë

Sherr në Tiranë, plagoset me thikë 19-vjeçari

Durrës/ Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit, vdes qytetari
29 Mars, 2023

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën "Komuna e Parisit” në Tiranë. Mësohet se gjatë një...

Lexo më shumë

Probleme shëndetësore për Papa Françeskun, shtrohet në një spital të Romës

Probleme shëndetësore për Papa Françeskun, shtrohet në një spital të Romës
29 Mars, 2023

Papa Francesku duket se nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pasi mësohet se së fundmi ai është shtruar...

Lexo më shumë

Noterja mban peng gazetaren, burri i saj dhunon grupin e xhirimit të “Stop”

Noterja mban peng gazetaren, burri i saj dhunon grupin e xhirimit të “Stop”
29 Mars, 2023

Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kishte një tokë arë 5 mijë m2, të cilën ia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com