Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Mega afera me naftën e Albpetrol, të përfshirë Kokëdhima e Gjiknuri

2016/02/11 at 10:47 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sali Berisha: Arrestimi i Spiro Kserës akt politik i dështuar

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi ne Facebook denoncon një aferë korruptive me naftën e Albpetrol. Ai thotë se Kryeministri Edi Rama, deputeti Koço Kokëdhima, biznesmeni Besnik Sula dhe ministri Damian Gjiknuri kanë vjedhur 23 milionë euro nga Albpetrol.


Berisha i referohet një shkrimi në portalin Hashtag Albania. Sipas tij, ky portal ka dokumenta autentike te nje vjedhjeje monstruoze me naften.

Sipas ketyre dokumentave, shkruan Berisha “Albpetrol i ka shitur Besnik Sules me urdher te Kokedhimes dhe Gjiknurit, 255 mije ton nafte me çmim 20% me lire sesa çmimi i burses. Cmim me te cilin shiste naften e vet Bankers Petroleum, duke bere keshtu qe kompania shteterore te fitonte 105 milione euro dhe jo 128 milione euro saç fitonte me shitjen e te njejtes sasi Bankers”.

“Keshtu, Albpetrol ka humbur 23 milione euro nga shitja e naftes, sasi kjo qe eshte ndare midis Kokedhimes, Besniku te Partise dhe hajdutit te shtetit Damian Gjiknuri. Nderkohe qe keta kyemafioze ndajne me njeri tjetrin dhe hajdutin e shtetit Gjiknuri 23 milione euro. 1200 familje ne Ballsh vuajne per kafshaten e gojes prej 8 muajve sepse kryemafiozi Sula nuk i paguan firmes qe ka uzinen, detyrimet e tij me e cilat ajo paguante rrogat e punetoreve por ndan parate me kryemafiozin tjeter Kokedhima, qe urdheron Puken ti shesi atij dhe Besnikut, me 20 % ulje, 255 mije ton nafte te shtetit”.

“Natyrisht ne kete vjedhje ka duart e pista edhe hajduti i shtetit Damjan Gjiknuri, i cili eshte njoftuar prej kohesh per kete akt kriminal por ka preferuar te ngrohe dhe ai xhepin e tij te shqyer de te zbatoj urdherin e Edi Rames, qe te mbylle syte pasi ne tave eshte dhe vet ai”, shkruan Berisha.

Shkrimi i botuar në Hashtag

Afera 100 milionë USD, Albpetrol manipuloi 2 tenderat e shitjes së naftës

Një raportim i kompanisë shtetërore Albpetrol mbi shitjet e sasive të naftës bruto në vitin 2014, ka zbuluar se kjo kompani i ka shitur sasitë e naftës 20% më lirë se çmimi i tregut.

Të dhënat mbi këto shitje i disponon të analizuara dhe ministria e Energjitikës dhe Industrisë e drejtuar nga z.Gjiknuri.
Madje ministria e Energjisë në bashkëpunim me nismën EITI, kanë analizuar dhe çmimet e shitjes së Albpetrolit dhe ka rezultuar se Albpetrol i shiste fuçitë e saj të naftës 20% më lirë se Bankers Petroleum, kjo e fundit operon me çmimin e bursës ndërkombëtare.
Dy tenderët e ekzekutuar në vitin 2014 nga Albpetrol, kanë shitur afro 255 mijë tonë naftë, ndërsa çmimi i shitjes në total shkon në 105 milionë dollarë.
Nëse Albpetrol do të aplikonte çmimin e bursës dhe vlerën reale në treg të kësaj nafte, çmimi do të ishte 128 milionë dollarë dhe jo 105 milionë dollarë. Çka do të thotë se toleranca në çmimin e tenderit shkon në 23 milionë dollarë.
Një zyrtar shtetëror, sqaroi për HashtagAL detaje mbi domethënien e këtyre dy shitjeve:
“Albpetrol e ka shumë të thjeshtë. Mund t’ia lerë Bankersit t’i shesë këto sasi me çmimin e tregut dhe të arkëtonte 23 milionë dollarë më tepër. Fakti që kjo nuk ndodh do të thotë se drejtuesit e Albpetrol kanë dritë jeshile për të abuzuar. Veprimi është shumë i dyshimtë dhe me sa duket ky 20% tolerim, ka shumë gjasa të jetë gjoba e marrë në paradhënie”
Këto sasi Albpetrol i ka shitur në disa kompani private, por kompania që ka blerë pjesën e luanit është “TPD-Trading Petrol & Drilling”, në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj (Beso i Taivanit).
Kjo kompani ka dhe një kontratë shfrytëzimi me kompaninë ARMO dhe ka në përdorim rafinerinë e Ballshit.
Burime të informuara i thanë HashtagAL se ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ndonëse është në dijeni mbi këtë manipulim flagrant me çmimin e shitjes së naftës nga Albpetrol, nuk ka shumë në dorë për të ndryshuar ndonjë gjë.
Albpetrol, drejtohet nga z.Endri Puka, ai më parë ka punuar si administrator i disa kompanive private të z.Koço Kokëdhima, sot Puka punon i qetë nën garancitë politike të z.Kokëdhima.
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri edhe pse ka qenë i informuar në kohë mbi detajet e këtyre shitjeve, nuk ndërrmarë asnjë masë parandaluese, por përkundrazi, ai ka neglizhuar dhe disa informacione denoncuese që kanë ardhur pranë tij mbi këto shitje në vitin 2014.



Ju sugjerojmë

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
Bota

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

6 Korrik, 2025 6:04 pm
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Para
Armik

Fshati i psherëtimave

Berisha restauron shtëpinë ku lindi, ja si duket kulla në Viçidol

Berisha restauron shtëpinë ku lindi, ja si duket kulla në Viçidol

“Rritet numri i kosovarëve, radikalë myslimanë”

"Rritet numri i kosovarëve, radikalë myslimanë"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
6 Korrik, 2025

Pas ditëve me temperatura që prekën 40 gradë, Italia veriore është përfshirë nga një valë stuhish të fuqishme. Të dielën...

Lexo më shumë

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
6 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar drejtorin e ri të burgut të Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm,...

Lexo më shumë

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
6 Korrik, 2025

Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen. Ajo ka kërkuar që...

Lexo më shumë

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
6 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Texas-in, duke lënë të paktën 59 viktima,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com