Kryesore

Berisha me tone të larta: Ky Parlament duhet të shkrihet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 03/02/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka vazhduar akuzat e tij nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë për shembjen e banesave të banorëve, të cilët po protestojnë para Ambasadës së Amerikës.

Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Ndërsa vazhdoi akuzën edhe ndaj Bashkisë së Tiranës, ku tha se dokumenti që i është ofruar për t’u firmosur nga banorët është vetëm një vetëdeklarim dhe jo marrëveshje.

“Nuk ngopen së vjedhur. Ky është një aferë nga oligarkët e kreut të Meduzës dhe Lul bravës, pengut të tij”,-tha Berisha ndër të tjera.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ka kërkuar Berishës të lërë foltoren pasi koha e tij ka përfunduar, por ish-kryeministri iu përgjigj me tone të larta.

Kjo nuk është çështje për procedura dhe nuk mund të vijoni. Mbaruan 3 minuta”,-tha Felaj.

Berisha tha se ky parlament duhet të shkrihet nëse nuk mbron interesat e qytetarëve.

“Ky parlament duhet të shkrihet. Nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas