Kryesore

Berisha: Me rikthimin tim, Ramën e ka kapur kompleksi i vdekjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 01/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama i cili kur u pyet pak ditë më parë nëse do të bashkëpunonte me Komisionin e Rithemlimit, tha se nuk flet me të vdekurit.

Në “Tv Klan”, Berisha tha se me rikthimin e tij Ramën e ka kapur kompleksi i vdekjes, teksa kujtoi se e ka mposhtur dy herë në zgjedhje.

“Unë kam regjistruar dy fitore ndaj Ramës, 2009 dhe 2011. A e pre si tha me të vdekurit nuk flas, e ka kapur kompleksi i vdekjes nga rikthimi im. E di ai, e di ai prandaj tha nuk flas me të vdekurit”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas