Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit është shprehur se PD është duke ecur në shumë plane, në të cilat përfshihen protestat e fuqishme kundër kryeministrit Rama.
Berisha tha gjithashtu se në planet e Partisë Demokratike janë primaret si standarte të reja të PD-së, si dhe plani i angazhimit maksimal të shoqërisë.
Sakaq, kryedemokrati i pyetur nëse protestat do të vazhdojnë tani që u hoq fasha 800 kilovatë, tha se axhenda për betejë me Edi Ramën është më e madhe se Mali i Dajtit”.
“Ne po ecim në shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës. Plani i dytë është i primareve dhe standardeve të reja demokratike, plani i tretë është plani i angazhimit maksimalt të shoqërisë. Është një betejë shumëplanëshe. Fashoja 800 kilovat është shpallur para një muaji, kurse vjeshta e protestave është një ide e kahershme, e cila duhet të konkretizohet sa më shpejt. Tërheqja e tij, unë e quajta palosja e tij nga ultimatumi i opozitës, ajo u shtua në axhendë, por axhenda për betejë me Edi Ramën është më e madhe se Mali i Dajtit”, tha Berisha.
Sa i përket Bashës, Berisha i bëri sërish thirrje të bëjë transparencë për çështjen e lobimit rus, duke shtuar se ky është problem i vetëm që ka me të.
“I vetmi koment për Lulzim Bashën është të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Kjo është shumë serioze. Nuk kam komunikuar por komisioni i krijuar për këtë qëllim do ti japë të drejtën të shpjegojë aktakuzën e rëndë personale që është e faktuar se nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion të PD. Nga arka nuk ka hyrë e as ka dalë asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë. Tani nuk janë gazetarët e Mother Jones, por shërbimet inteligjente. Me Bashën kam vetëm këtë problem, për sa kohë ai është anëtar i PD-së dhe deputeti i grupit të PD-së ai duhet të bëjë këtë transparencë dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm”, tha Berisha./Opinion.al