Politikë

Berisha: Më 11 Dhjetor Azem Hajdari do shpallet President Nderi i Përjetshëm i PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 19/11/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar nga Libarazhdi detaje nga punimet e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Ndër të tjetra, Berisha tha se ditën e mbledhjes së organit më të lartë vendimmarrës të PD,  Azem Hajdari do të shpallet President Nderi i Përjetshëm i Partisë Demokratike.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj ju dhe të gjithë demokratët shqiptarë se në Kuvendin e datës 11 Dhjetor tribuni i pluralizmit shqiptar, themeluesi i PD-së, Azem Hajdari do shpallet President Nderi i Përjetshëm i kësaj partie. Së dyti e vërteta është se në analizë të ftohtë një nga shkaqet më themelore të dështimit tonë 8-vjeçar, pa asnjë diskutim është largimi i PD-së nga shtyllat kryesore të saj të ekzistencës së saj, të përndjekurit politik, pronarët dhe vlerat kryesore të forcave konservatore në Shqipëri dhe në botë, familja, prona, dinjiteti  njerëzor dhe interesi kombëtar. Ju me të drejtë rikujtuat 97.Ju them demokratëve se nëse PD mbijetoi në 97, mbijetoi para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e të përndjekurve politikë”, tha Berisha./ Opinion.al

Pas