Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: McGonigal pranoi fajësinë, bashkëpunoi me Ramën për puç ndaj opozitës dhe…

2023/08/17 at 1:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: McGonigal pranoi fajësinë, bashkëpunoi me Ramën për puç ndaj opozitës dhe…

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i është rikthyer sërish ditën e sotme, çështjes së McGonigal, pasi ky i fundit pranoi fajësinë të martën lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë.

Në një deklaratë për mediat, ndër të tjera ish-kryeministri akuzon si bashkëpunues të McGonigal edhe kryeministrin e vendit Edi Rama, Dorian Duçkën, Agron Nezën dhe ish-ministrin Damian Gjiknuri.

Berisha tha se ish-agjenti i FBI-së ka bashkëpunuar me Ramën për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe për një puç antikushtetues ndaj opozitës dhe presidentit të Republikës si kundërshtar i Edi Ramës.

“Këto ditë, mediat e mëdha në SHBA dhe kudo në botë, janë hapur përsëri me superskandalin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, i cili siç dihej, ndiqej penalisht për dy dosje. Në Nju Jork ai ndiqej për dosjen ruse dhe në Uashington për dosjen shqiptare. Dy ditë më parë, Charles McGonigal pranoi fajësinë e tij se ka shkelur betimin, është korruptuar dhe ka tradhtuar FBI-në, pasi duke shfrytëzuar detyrën e besuar, mbikëqyrjen e oligarkut rus nën sanksione, Oleg Deripaska, të lidhur direkt me Putinin, ai ka bërë të kundërtën. Ai në një akt të shëmtuar, është korruptuar me para nga Deripaska, është angazhuar kundrejt shumave të majme për heqjen e sanksioneve të Deripaskës, dhe për hetimin për vendosjen e sanksioneve ndaj rivalit të tij, një biznesmeni rus”, tha Berisha.

“Në dosjen e Nju Jorkut, McGonigal ka pranuar fajësinë edhe për akuzën për larje parash dhe gjykatësi i Nju Jorkut ka shpallur se në dhjetor të këtij viti do të njoftojë vendimin që për këto dy akuza shkon nga 5 deri në 20 vite. Mediat lajmërojnë se avokati i McGonigal po punon me prokurorin e Uashingtonit për pranimin e fajësisë edhe për dosjen shqiptare. Veprimtarinë e tij korruptive kriminale, përveç Nju Jorkut, McGonigal e ka zhvillur në Shqipëri në bashkëpunim me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat, Dorian Duçka, Agron Nezën, ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe persona të tjera. Veprimtaria kriminale antiligjore e McGonigal, Duçkës, Nezë dhe të tjerëve, në Shqipëri është pesëvjeçare dhe është e zhvilluar në këto drejtime.
-Drejtimi i parë në skemën e Deripaskës por me pasoja tragjike për një komb anëtar të NATO-s. Angazhimi i tij në bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën për shkatërrimin e opozitës shqiptare, për një puç antikushtetues ndaj opozitës dhe presidentit të Republikës si kundërshtar i Edi Ramës.
-Vendosja e gjobave shumëmilioneshe ndaj bizneseve që ishin nën sanksione duke ui mashtruar se mund t’i hiqnin nga lista përkundrejt pagesave.
-Ndërhyrje korruptive për heqje licence nafte dhe dhënien te një kompani ruse, të kontrolluar mesa duket nga Deripaska”, shtoi Berisha.

Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
Bota

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

3 Gusht, 2025 10:21 pm
“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
Aktualitet

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

3 Gusht, 2025 9:41 pm
Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Bota

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

3 Gusht, 2025 9:13 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
Bota

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

3 Gusht, 2025 8:32 pm
Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Para
Kanadaja përfshihet nga zjarret, qeveria urdhëron evakuimin e qindra banorëve

Kanadaja përfshihet nga zjarret, qeveria urdhëron evakuimin e qindra banorëve

Kolegji i kryetarëve kundër Bardhit: Kryetari i ri i PD të zgjidhet brenda 15 korrikut

Arrestimet për çështjen e sterilizimit/Bardhi: Rama,Ilir Beqaj dhe Manastirliu të hetohen

Operacioni ‘Flakë në det’/ GJKKO cakton masën ‘Arrest me burg’ për 6 trafikantët e drogës

Operacioni ‘Flakë në det’/ GJKKO cakton masën ‘Arrest me burg’ për 6 trafikantët e drogës

TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com