Aktualitet

Berisha: McGonigal mund të dënohet deri në 80 vite, asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 25/01/23 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ka firmosur këtë të mërkurë marrëveshjen me PDBNJ për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ka folur për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së MC Gonigal, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të pësojë fatin e Charles McGonigal.

Sipas Berishës, Rama ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare në marrëdhëniet me SHBA.

Teksa tha se ka lexuar se McGonigal mund të dënohet deri në 80 vite, kryedemokrati shtoi se asnjë vit më pak nuk meriton kryeministri Rama.

“Edi Rama duhet të pësojë fatin e Charles McGonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare në marrëdhëniet me SHBA.

Unë nuk them se Edi Rama i dobësoi karakterin amoral një zyrtari që kishte një besim aq të lartë, sa pakkush tjetër, në vendin e tij.

Por kryeministri i një vendi partner, nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllimet e veta, as dobësinë më të vogël, sikur të kishim të bënim me një fuqi armike, dhe jo me partnerin kryesor strategjik.

Edi Rama duhet të ikë sa më parë. Është njëra anë çështja penale me të cilën do merret drejtësia në dy vendet, por ana morale është tmerrësisht e rëndë.

Ka përdorur korrupsionin. Se çfarë tregon ky rast? Ky tregon përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare, tregon se Tirana e Edi Ramës është një qendër botërore e korrupsionit të njerëzve, tregon se Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesa të pushtetit të tij.

Po lexoja sot se McGonigal mund të shkojë deri në 80 vite dënim. Absolutisht asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama se ai. Ka kryer akte të tmerrshme, që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner. Ka përdorur segmente të policisë sekrete të Enver Hoxhës, për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Edi Rama duhet të zbërthehet. Thashë që do ketë komision hetimor parlamentar, do ketë bashkëpunim me SHBA për t’i shkuar gjer në fund kësaj çështje”-tha Berisha.

Pas