Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: McGonigal ka marrë para nga Rama për të vrarë opozitën shqiptare

2023/01/26 at 12:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: McGonigal ka marrë para nga Rama për të vrarë opozitën shqiptare

Pas gjithë rrëmujës që u shkaktua në seancën e sotme dhe përjashtimit të tij nga seanca, kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat.

Berisha tha se sot parlamenti refuzoi kërkesën më legjitime për t’i kushtuar rendit të ditës një çështje që ka tronditur vendet e lira, duke iu referuar arrestimit të ish-zyrtarit të FBI dhe takimeve të publikuara ne mediat ndërkombëtare me kryeministrin Rama.

Berisha akuzoi Ramën se është njeriu më i inkriminuar në Europë dhe më gjerë dhe se ka paguar McGonigal “për të vrarë” opozitën shqiptare.

“Sot, parlamenti ka ditën e turpit, ditën e fundit.

Parlamenti refuzon kërkesën më legjitime për t’i kushtuar rendin e ditës një çështje që ka tronditur gjer në palcë vendet e lira.

Imagjinoni ju se në çfarë afere është e implikuar Shqipëria.

Imagjinoni ju se si ky kryeministër ka vënë në rrezik sigurinë e SHBA, sigurinë e NATO-s, sigurinë e botës së lirë.

Imagjinoni ju një vrasës me pagesë që merr para nga kryeministri për të vrarë opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë.

Edi Rama është sot, njeriu më i inkriminuar në Europë dhe më gjerë.

Unë kam bindjen më të thellë, se drejtësia amerikane do të thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli.

Por para saj duhet të flasin shqiptarët, duhet të flasë parlamenti, duhet të flasin qytetarët.

Edi Rama, me dy bashkëpunëtorë, ka trajtuar si aset privat, shefin e kundërinteligjencës së FBI, njeriun përgjegjës për të zbuluar, vëzhguar dhe ndjekur rrjetet e spiunazhit në SHBA, por edhe në emër të vendeve të tjera.

Jemi në situatën më të pazakontë që kemi qenë ndonjëherë si vend. Vetëm një betejë e gjithanshme është shpëtimtare për Shqipërinë.

Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë për të manipuluar, falsifikuar, trilluar kundër opozitës shqiptare.

Kjo përbën një mega-krim, një krim ndërkombëtar, për të cilin ne do kërkojmë nga autoritetet amerikane që t’i japin dënimin më të rëndë.

Ju duhet ta dini edhe se Deripaska është një nga kompanitë sot, edhe sot që flasim, më prezente në Shqipëri.

Është një nga kompanitë me të cilat ka përfituar statusin e investitorit strategjik, ka përfituar koncesione, ka përfituar tendera nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Deripaska është miku numër një i Vladimir Putinit, rekrutuesi me korrupsion i Charles McGonigal.

A u takua Rama, McGonigal dhe Deripaska? A drekuan apo darkuan së bashku? Këto do i sqarojë drejtësia. Por një gjë është e sigurt, se Edi Rama me të gjitha qëndrimet e tij, del agjent influent rus.

Edi Rama nuk ishte i verbër, nuk ishte pa eksperiencë. Veprimet e tij me McGonigal i ka bërë për llogari të asaj fuqie të NATO-s dhe SHBA. Edi Rama nuk ka fshehur në asnjë rast qëndrimet e tij pro-ruse duke mbrojtur qëndrimet e Vuçiç ndaj embargos ruse.

Ne jemi këtu për të deklaruar se ky parlament nuk zhvillon më punime pa u ndalur te spektri i kësaj afere të tmerrshme që ka tronditur Shqipërinë dhe ka goditur rëndë në opinionin publik amerikan dhe botëror.

Nuk ka më paqe në këtë vend pa u zgjidhur këto probleme. Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve”-tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
Bota

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

19 Janar, 2026 8:00 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
InstaBIZ

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

19 Janar, 2026 7:26 pm
Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
Kronikë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

19 Janar, 2026 7:14 pm
Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
Bota

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime

19 Janar, 2026 7:12 pm
Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi
Kronikë

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

19 Janar, 2026 6:12 pm
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Bota

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

19 Janar, 2026 6:10 pm
Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
Kryesore

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta

19 Janar, 2026 5:44 pm
Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik
Bota

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik

19 Janar, 2026 5:11 pm
Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

19 Janar, 2026 4:02 pm
Para
Video Lajm/ Deputetët e PD me pankarta në duar ku shfaqet Rama dhe McGonigal

Video Lajm/ Deputetët e PD me pankarta në duar ku shfaqet Rama dhe McGonigal

“I thirrën djalin në SPAK”, Balla: Ja pse Berisha tensionoi situatën në Kuvend

“I thirrën djalin në SPAK”, Balla: Ja pse Berisha tensionoi situatën në Kuvend

Foto me Agron Nezën/ Berisha: Nuk e njoh, me mua kanë fotografi 100 mijë shqiptarë

Foto me Agron Nezën/ Berisha: Nuk e njoh, me mua kanë fotografi 100 mijë shqiptarë

TE FUNDIT

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
19 Janar, 2026

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa zëvendëspresidentja aktuale Iliana Jotova do të marrë postin e kreut të...

Lexo më shumë

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
19 Janar, 2026

Le ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
19 Janar, 2026

Stilisti i njohur i modës së lartë ndërkombëtare Valentino Garavani ka ndërruar jetë në Romë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u...

Lexo më shumë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
19 Janar, 2026

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt në burgun Koridhalos në Greqi. Sipas informacioneve, vrasja dyshohet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com