Ditën e nesërme PD do të mbledh grupin parlamentar. Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka njoftuar deputetët që të jenë të pranishëm në selinë blu në orën 12:00.
Në mesazhin e dërguar nga Boçi thuhet se në rend ditë të mbledhjes është prezantimi i propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës dhe propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.
Mesazhi:
Ju përshëndes!
Nesër datë 14 shtator, ora 12.00, PD zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së, me këtë rend dite:
-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës
-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre
-Të tjera
Falenderime!
Ju lutem pjesëmarrja dhe kontributi i juaj është shumë i rëndësishëm!