Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha do të mbledhë të premten Këshillin Kombëtar.
Në një njoftim drejtuar anëtarëve bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00 dhe do të ketë dy pika në rend dite, fillimin e procesit te analizes per zgjedhjet e Pushtetit Lokal te 14 majit dhe miratimin e dokumentave si konkluzione te mbledhjes.
“Te nderuar antarë të Keshillit Kombetar!
Te premten me dt 4 gusht, ora 19.00 do te zhvillojme mbledhjen e Keshillit Kombetar me rend dite:
-Fillimi i procesit te analizes per zgjedhjet e Pushtetit Lokal te 14 majit
-Miratimin e dokumentave si konkluzione te mbledhjes”-thuhet në njoftim.