Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Martirët e 2 Prillit, frymëzim i madh për çdo qytetar që të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij

2025/04/02 at 12:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Martirët e 2 Prillit, frymëzim i madh për çdo qytetar që të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në ceremoninë për nderimin e katër martirëve të vrarë më 2 prill të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se martirët që kanë humbur jetën në këtë masakër janë frymëzimin për qytetarët shqiptarë.

Ai tha se 11 Maji është dita që ndan diktaturën e bazuar në drogë, nga shteti i të drejtës, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, për këtë arsye u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që më 11 Maj të kthejnë votën e lirisë.

“Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj. Ne nderojmë sot këtë ditë para një ngjarjeje që do të ndajë epokat sepse përsëri ne, nderojmë veprën e tyre të ndritur, sakrificën e tyre sublime në një diktaturë, e cila nuk bazohet në më ideoligjinë e ish-komitetit të partisë, por bazohet në ideoliogjinë e Dobraçit, të krimit, të terrorit. Dhe kjo është një diktaturë po aq e shëmtuar sa e para. Bazohet në ideologjinë e një bande, që kërkon të mposhtë një qytet liridashës dhe kjo bandë ka një kryebandit në krye, që quhet Edi Rama.

Ndaj dhe sot, sakrifica, heroizmi i martirëve të Shkodrës është më frymëzues se kurrë. Është thirrje për çdo qytetar të këtij qyteti të bekuar, për çdo shqiptar, të kthejmë 11 Majin në ditën e votës së lirë. Të kthejmë me 11 Maj, dritën e lirisë në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë. 11 Maji është dita që ndan histori dhe epoka, ndan diktaturën e bazuar në drogë, nga shteti i të drejtës, liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Ndan varfërinë dhe mjerimin në rritje të shqiptarëve nga rruga e mirëqenies, e begatimit të pandalshëm të tyre. Ndan dëshpërimin me shpresën, ndan zhgënjimin me besimin e madh se Shkodra dhe Shqipëria do të jenë të jetueshme. Do të jenë dinjitoze për qytetarët e saj. Ndan shpopullimin, shkretimin e Shkodrës dhe Shqipërisë nga djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e saj.

Nga besimi dhe kthimi i këtij besimi, nga rikthimi i tyre në Shqipëri për të ndërtuar ëndrrën shqiptare. Dhe unë u them ju, nuk ka ëndërr më të bukur se ëndrra shqiptare, nuk ka ëndërr më fisnike se ëndrra shqiptare, nuk ka ëndërr më sublime se ëndrra shqiptare. Nuk ka vend më të pasur dhe më të begatë se kjo tokë që e grabisin dhe plaçkisin. Ndaj dhe ne, më 11 Maj firmosim projektin e ëndrrës shqiptare.

Projektin e shqiptarëve jashtë varfërisë ekstreme. Projektin e Shqipërisë që prodhon në çdo skaj të saj të mira për qytetarët e saj. Projektin e Shqipërisë që begaton dhe rrit mirëqenien çdo herë e më shumë të qytetarëve të saj. Projektin e Shqipërisë që ndëshkon me forcën e ligjit krimin, korrupsionin dhe mbron të drejtat e qytetarëve. Projektin e Shqipërisë që shndërrohet në një Shqipëri superfuqi energjetike. Një Shqipëri shprese, besimi. Një Shqipëri ëndrre. Dhe ky është nderimi më i madh që u bëjmë ne martirëve të 2 Prillit që ranë për të fituar pavdekësinë me votën e lirë. Për të fituar pavdekësinë me shpirtin liridashës të çdo qytetari. Për të fituar pavdekësinë me dinjitetin njerëzor. Nder përjetë martirëve të 2 Prillit. Nder Shkodrës, Rozafës së lirisë”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Kronikë

Erion Veliaj mbetet në burg

17 Qershor, 2025 12:29 pm
Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë
Kronikë

Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë

17 Qershor, 2025 12:06 pm
“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…
Bota

“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…

17 Qershor, 2025 12:06 pm
Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Reagon MAS: Publikimi i tezës së Matematikës nuk cenon procesin

17 Qershor, 2025 11:53 am
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim

17 Qershor, 2025 11:52 am
Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran
Bota

Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran

17 Qershor, 2025 11:45 am
Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa
Aktualitet

Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa

17 Qershor, 2025 11:21 am
Publikohen fotot nga dasma e Alex Soros, kryeministri pozon me dhëndrin
Life Style

Publikohen fotot nga dasma e Alex Soros, kryeministri pozon me dhëndrin

17 Qershor, 2025 11:12 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

U dënua nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 54 vjeçarit

17 Qershor, 2025 11:04 am
“Të djegim makinën e policisë”/ Thirrje në TikTok për akte dhune, pranga 24-vjeçarit
Aktualitet

Policia e Shtetit publikon masat për sezonin turistik

17 Qershor, 2025 10:57 am
Para
Berisha nga Shkodra: Ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama!

Berisha nga Shkodra: Ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama!

Kthyen apartamentin në call center/ Në pranga organizatori, shpallet në kërkim qiramarrësi

Kthyen apartamentin në call center/ Në pranga organizatori, shpallet në kërkim qiramarrësi

“Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë”/Rama-komentuesit: Shkop magjik s’ka, çfarë është investuar në këto tre mandate…

“Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë”/Rama-komentuesit: Shkop magjik s’ka, çfarë është investuar në këto tre mandate…

TE FUNDIT

Erion Veliaj mbetet në burg

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
17 Qershor, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatë...

Lexo më shumë

Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë

Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë
17 Qershor, 2025

Erion Alibej ka rrëfyer të tjera detaje për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Ai tregon se vendimi...

Lexo më shumë

“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…

“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…
17 Qershor, 2025

Donald Trump “po i hedh benzinë ​​zjarrit”. Ky është reagimi që pa pasur Kina duke iu referuar konfliktit Iran-Izrael, pasi...

Lexo më shumë

Reagon MAS: Publikimi i tezës së Matematikës nuk cenon procesin

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
17 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit reagon pas publikimit të tezës së provimit të Matematikës. Në një postim në faqen zyrtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com