Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke e bërë përgjegjës për krizën energjike.
Nga foltorja e Parlamentit, Berisha iu është përgjigjur ndërhyrjeve të Taulant Ballës si dhe ministres së së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Këtë të fundit kryedemorkati e cilësoi si “notere e vdekjeve masive”.
“U thotë shqiptarëve se Italia nuk ka mjekë, gënjen. Notere e vdekjes masive të shqiptarëve, mos më fol pas shpinë. Rri tani, atë që i ke bërë të gjithë kombit nuk ia ka bërë askush gjatë Covid-it. Ky i vërsulet pedagogut se ka shërbyer në organin e Sigurisë Kombëtare. Më keni dëgjuar të përmend Damian Gjiknurin se ka shërbyer dy vite në Shish. Kurrë. Ai ka tre ditë që u thotë shqiptarëve se një nga pedagogët më të shquar ka punuar në SHISH dhe nën drejtimin e tij. Bën gjyqin e opozitarëve njëri pas tjetrit. Vërsulet kundër Agron Shehajt dhe i vë shiritin pas asnjë dokument, pas asnjë fakt”, tha Berisha./ Opinion.al