Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

2025/12/06 at 2:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lexuar pjesë nga rezoluta e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), ku sipas tij, dënohet qeveria shqiptare.


Përmes një konference për mediat, teksa Berisha lexoi pjesë nga deklarata, theksoi se kjo është goditja më e madhe që ka marrë qeveria Rama nga ndërkombëtarët.

Po ashtu Berisha tha se në rezolutën e miratuar nga IDU për Shqipërinë theksohet se narko-shteti i Ramës rrezikon vendin tonë dhe gjithë Europën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pikërisht të gjitha këto janë të sintezuara në mënyrë të shkëlqyer në këtë rezolutë të votuar nga rreth 83 parti politike anëtare të IDU, të cilat e kanë votuar me unanimet, madje përveç kësaj me diskutime mbështetëse nga eksponentë kryesorë, nga drejtues kryesore të kësaj organizate.

Do më lejoni të lexoj rezolutën, sepse mediat e lidhura me qeverinë e censurojnë atë.

Ato tërbojnë kur shohin denoncimin e zgjedhjeve si farsë.

Ato tërbohen në mënyrë të veçantë kur shohin denoncimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Atyre u dridhen leqet e këmbëve apo toka nën këmbë sepse e dinë që koha e shtetit ligjor po afron, se narko-shteti dhe narko-diktatura nuk kanë të ardhme.

Këto janë çështjet kryesore.

Këto janë partitë anëtare, disa nga më kryesoret.

Neo Demokracia.

CDU-ja e Gjermanisë.

Partia Popullore e Austrisë.

Forza Italia.

Partia Republikane e SHBA.

Tani do t’u njoh me tekstin e rezolutës/

Duke marrë parasysh Raportin Final të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri; Treguesin e Shtetit të së Drejtës 2025 të ‘Ëorld Justice Project’ dhe Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për Klimën e Biznesit, si dhe duke pasur parasysh Kriteret e Kopenhagës, në Dokumentin e Kopenhagës të OSBE-së (1990), standardet e Komisionit të Venecias dhe rezolutat e mëparshme të IDU-së, CDI-së dhe EPP-së për Shqipërinë;

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU);

Rënia e Demokracisë dhe lidhja shtet–parti–krim

  1. Shpreh shqetësim të thellë se raporti i OSBE/ODIHR konfirmon shkelje sistematike, përfshirë intimidimin, shitblerjen e votës, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimin e korrupsionit dhe rrjeteve kriminale (e ka fjalën këtu për kartelet e drogës në Elbasan, Durrës, Fier, etj) për të ndikuar listat e kandidatëve të Partisë Socialiste, veçanërisht në Elbasan, Durrës dhe Vorë.
  2. Vëren se mbi 4.500 aktivitete shtetërore u shfrytëzuan për fushatë me sanksione minimale (d.m.th pa u ndëshkuar), duke treguar anshmëri institucionale dhe mosndëshkueshmëri, dhe dënon përdorimin e fondeve publike dhe patronazhimit kriminal për manipulimin e votave si dhe të elektoratit të diasporës; (Pra siç e shihni në një pikë të veçantë denoncohet jo vetëm përdorimi i burimeve shtetërore për zgjedhje, po denoncohet Altin Tropolini, denoncohen të gjithë ata që përshtatën politikën e amnistisë për krimin elektoral dhe u bënë faktor dhe mbështetës të këtij krimi)
  3. Paralajmëron se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka thelluar presionin elektoral dhe ka gërryer besimin në demokraci;

Çështja e dytë madhore: Politizimi i drejtësisë dhe shembja e mekanizmave të mbikëqyrjes

  1. IDU shpreh shqetësim të thellë për bllokimin e komisioneve hetimore, mocionet e shpërfillura si dhe mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe thekson me shqetësim kontrollin e ekzekutivit mbi prokurorinë, gjyqësorin, median dhe institucionet rregullatore; (Denoncim i plotë pra i përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e narko-diktatorit)
  2. Dënon çështjet e motivuara politikisht ndaj drejtuesve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, Fatmir Mediun, Ilir Metën dhe të tjerë, duke shprehur shqetësimin për drejtësinë selektive dhe vendime të qarta politike; (Kjo në pamje të parë i drejtohet Altin Troplinit apo Pojës së Skapit apo parardhësit të tij, por në fakt i drejtohet Edi Ramës që e përdor Troplinin, Pojën e Skapit, ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit dhe simotrën siameze të Taulant Ballës apo Enkelda Fetahun për qëllime politike dhe të tjerë, Irenën me 5 mbiemra. Kjo është një mbështetje e madhe për opozitën që të vazhdojë këtë betejë kundër diktatorit dhe veglave të tij. Prandaj dhe ju që shpesh më pyesni se pse i denoncoj, si mund të mos denoncoj këta mercenarë që shkelin Kushtetutën dhe parimet themelore të sistemit demokratik, që amnistojnë krimin elektoral dhe bëjnë gjah politik, këta janë armiq të egër të demokracisë dhe njerëzve të lirë)

Shqipëria si narko-shtet dhe kërcënim për sigurinë (Unë e di se më këtë titull do mërziten avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri avoketërit e narko-shtetit në Europë dhe në botë, por mirënjohje të pakufishme për ata të cilët denoncojnë në këtë mënyrë në emër të interesave jetike të shqiptarëve)

  1. IDU shpreh alarm se Shqipëria mbetet një qendër rajonale për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, me infiltrimin e krimit të organizuar në kontratat publike, ndërtim dhe turizëm, dhe paralajmëron se narko-ekonomia cenon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së; (Të mbulosh narko-shtetin dhe pasojat e tij katastrofale mbi popullin shqiptar dhe ekonominë e tij, ligjin dhe drejtësinë, në një mënyrë ose në një tjetër, je bashkautor ose mbështetje e tij)

Thirrje dhe rekomandime

  1. IDU i bën thirrje BE-së, SHBA-së dhe Këshillit të Evropës të zbatojnë kushtëzim strikt mbi bazën e meritës në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe kërkon krijimin e një mekanizmi të pavarur ndërkombëtar për monitorimin e zgjedhjeve, drejtësisë dhe medias; (Kërkohet pra të monitorohet drejtësia e politizuar dhe mediat që ushqehen nga narko-shteti me paratë e krimit)
  2. Kërkon sanksione të targetuara ndaj zyrtarëve dhe entiteteve të lidhura me korrupsion, krim të organizuar dhe persekutimin politik dhe mbështet reformat për çmontimin e rrjeteve kriminale, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit, rikthimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe mbrojtjen e lirisë së medias;

Konkluzione:

  1. Rikonfirmon se bashkimi i pushtetit politik, drejtësisë dhe krimit të organizuar paraqet një kërcënim serioz për demokracinë dhe sigurinë në Europë;
  2. Paralajmëron se Shqipëria rrezikon të zhytet në një regjim të përhershëm narko-autoritar; (Është zhytur, por të përhershëm)
  3. I bën thirrje anëtarëve të IDU-së të mbeten vigjilentë dhe të mbështesin forcat demokratike shqiptare në mbrojtje të lirisë, pluralizmit dhe vlerave evropiane.


Ju sugjerojmë

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë
Bota

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

6 Dhjetor, 2025 2:36 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

6 Dhjetor, 2025 2:26 pm
SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet

6 Dhjetor, 2025 1:09 pm
BE vendos gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën “X”
Bota

BE vendos gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën “X”

6 Dhjetor, 2025 12:46 pm
Forbes: Eric Trump u bë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij President i SHBA
Bota

Forbes: Eric Trump u bë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij President i SHBA

6 Dhjetor, 2025 12:43 pm
Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë
Aktualitet

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë

6 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Tym i bardhë në Florida, SHBA dhe Ukraina bëjnë përparim në bisedimet e paqes
Bota

Tym i bardhë në Florida, SHBA dhe Ukraina bëjnë përparim në bisedimet e paqes

6 Dhjetor, 2025 11:51 am
Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë
Kronikë

Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë

6 Dhjetor, 2025 11:49 am
Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA
Bota

Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA

6 Dhjetor, 2025 11:41 am
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit
Bota

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit

6 Dhjetor, 2025 11:32 am
Para
Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë
















TE FUNDIT

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë
6 Dhjetor, 2025

Ushtria e Ukrainës thuhet se goditi rafinerinë e naftës ruse në Ryazan gjatë natës, duke shënuar sulmin e nëntë të...

Lexo më shumë

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
6 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës e gazetarët, foli sërish për takimin mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit. Ai...

Lexo më shumë

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën
6 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lexuar pjesë nga rezoluta e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), ku sipas tij, dënohet...

Lexo më shumë

SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet

SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet
6 Dhjetor, 2025

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një sërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com