Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë ambientet e SPAK, ku është njohur me akuzat që janë ngritur ndaj tij pas përfundimit të hetimit.
Berishës i është komunikuar akuza e “e korrupsionit pasiv e kryer në bashkëpunim” për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh se nga sot është i pandehur.
Para SPAK, ka forca të shumta policie, por edhe mbështetës të Berishës.