Kryesore

Berisha: Ky është kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë 


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 30/04/22 |
Opi Nion

Ish- kryeministri Sali Berisha, pasi votoi për anëtarët e Këshillit Kombëtar ka dhënë edhe një prononcim për mediat. 

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ky proces e shënon edhe përfundimin e punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD. 

Ai u shpreh se këto zgjedhje i japin fund kryetarokracisë në PD. 

Ju po asistoni në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, në përbërjen e të cilit gjenden nga të parët në Partinë Demokratike, tek anëtarët më të rinj të saj. Në listë gjenden militantë dhe veprimtarë të pamposhtur të PD-së, por gjenden dhe intelektualë të shquar, të bashkuar me Partinë Demokratike me qëllim rikthimin e kësaj force në forcë fitimtare. Ky proces shënon dhe përfundimin e punimeve të Kuvendit të PD-së me sukses të plotë. Siç theksova në fjalën time ky kuvend mund të quhet kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë. Ky kuvend vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese në drejtimin e saj, e tëra e zgjedhur me modelin një anëtarë një votë e zgjedhur në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë”,-ka thënë Berisha./Opinion.al 

Pas