Nga Lezha ku është pritur me ovacione, lideri historik i demokratëve ka njoftuar se mbajtja e Kuvendit Kombëtar do të jetë më 11 Dhjetor, datë që përkon edhe me 31-vjetorin e themelimit të PD.
Kujtojmë se edhe gjatë kësaj foltoreje, Berisha theksoi rëndësinë e strukturave në marrjen e vendimeve në parti. Ai theksoi madje edhe Kryeministri do të votohet nga partia, duke shpjeguar qartë që kryetari i partisë nuk do të jetë domosdoshmërisht edhe kryeministri./Opinion.al