Politikë

Berisha: Kurrë s’kam ndërhyrë në vendimet e Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:26 - 28/12/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ka ndërhyrë kurrë në vendimet e kryedemokratit, Lulzim Basha.

Berisha tha se përsa i përketë djegies së mandateve në vitin 2019, ka përmendur kur Gramoz Ruçi, sipas tij, ka shkelur në mënyrë flagrante parlamentarizmin me zgjedhjen kryeprokurore Arta Markun, duke e shumëzuar me zero parlamentin.

A kam ndërhyrë unë në veprimet e Bashës? Kurrë! Në asnjë listë dhe në asnjë organizim të PD-së. Djegie e mandateve kur Gramoz Ruçi ka shkelur në mënyrë flagrante parlamentarizmin me Arta Markun, duke e shumëzuar me zero parlamentin. Unë e thash se nuk ka parlament më, por kurrë nuk e kam kërkuar në grup djegien e mandateve,”-tha Berisha./Opinion.al

Pas