Ish-kryeministri Sali Berisha publikon një denoncim që atij i ka mbërritur nga ‘qytetari dixhital’, sipas së cilit kunati i deputetit të PS-së, Ulsi Manja, akuzohet për korrupsion.
Ky person mban aktualisht postin e drejtorit të Përgjithshëm të Hetimit Tatimor. Dërguesi i mesazhit pretendon se prokuroria ka prova për këtë rast, por deri më tani s’ka iniciuar asnjë hetim.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Rroftë kunati!
Drejtori i përgjithshëm merr ryshfet. Dosjen dhe pergjimet i ka plot por mbrohet nga kunati! sb
Adrian Shehu drejtori i pergjithshem i hetimit tatimor, Enertil Canaj drejtori i hetimit tatimor rajonit Tirane. Aktualisht ne materialin e pergjimit nga prokuroria Durres, jane hyper aktive ne mitmarje dhe pazare. Jane reth 60 ore pergjime ku u arestuan inspektoret. Keta vazhdojne rehat.I keni në sistem, mund ta verifikoni. E kam informacion nga aty brenda Ky Adrian Shehu qenka kunati i Ulsi Manjes