Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha kujton rrëzimin e Murit të Berlinit: Me mosbindje civile, gjermanët votuan

2024/11/08 at 8:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha kujton rrëzimin e Murit të Berlinit: Me mosbindje civile, gjermanët votuan

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar rrëzimin e Murit të Berlinit, ngjarje e ndodhur më 9 nëntor 1989.

Berisha thotë se gjermanët me rrëzimin e këtij muri dëshmuan se nuk pranuan më shtypje, persekutim dhe diktaturë në vendin e tyre.

Sipas tij rënia e Murit të Berlinit frymëzoi kombet e tjera për rrëzimin e komunizmit.

”Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme, ju guximtareve dhe guximtarëve, misionarëve të vërtetë të kauzes së drejtë të çdo shqiptari të lirisë, dinjitetit, interesit kombëtar të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt miqve tanë demokristianë, z.Zef Morina për fjalën e tij.

Të dashur miq, nesër kombi i madh gjerman dhe popujt që u dergjën në diktaturat komuniste kanë një ngjarje të madhe. Më 9 nëntor të vitit 1989, 35 vite më parë gjermanët u vërsulën si luanë mbi murin e Berlinit që ndante mbretërinë e lirisë nga mbretëria e tiranisë.

Që ndante diktaturat nga vendet e lira dhe rrëzuan atë.
Rrëzimi i Murit të Berlinit është një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e lirisë të kombit gjerman, të Europës dhe botës.

Rrëzimi i Murit të Berlinit është vepër e trimërisë, e guximit, shpirtit të pamposhtur të qytetarëve gjermanë të Gjermanisë Lindore, të cilët nuk pranonin më shtypjen, persekutimin, diktaturën në vendin e tyre.

Ky akt madhor në historinë e lirisë u frymëzua nga thirrja që do bënte më parë presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan në Portin e Banderburgut.

Në fjalën e tij, ai do i drejtohej diktatorit sovjetik, z.Gorbaçov: hiqe këtë mur! Gjermanët të cilët muri i ndante nga kombi i lirë i tyre nisën betejën me murin dhe diktaturën.

Por rënia e Murit të Berlinit u bë e mundur nga qendrimi vizionar, guximtar i kancelarit më të madh të të gjitha kohërave, Helmut Kohl.

Ky burrë i madh i kombit gjerman frymëzoi me qendrimet e tij bashkëkombasit e vet përtej murit, dhe kur ata bënin qindra kilometra për të kaluar në Gjermaninë Perëndimore nëpërmjet Austrisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, etj., ai u thoshte gjermanëve se bashkëatdhetarët tanë po votojnë me këmbë.

Pra, me mosbindje civile gjermanët votuan.

Rënia e murit u bë e mundur nga qendrimi vizionar i mikut të madh të kombit shqiptar, burrit të shquar të kombit amerikan, Xhorxh Bush, i cili duhet të themi të vërtetën në dallim nga udhëheqësit e tjerë perëndimorë të asaj kohe shikonte te rënia e murit dhe bashkimi i Gjermanisë një dimension madhor të lirisë në Europë dhe në botë.

Shikonte tek një Gjermani e bashkuar një lokomotivë të vërtetë të BE, por edhe një vend ndër më të fuqishmit në aleancën e Atlantikut të Veriut.

Rënia e Murit të Berlinit frymëzoi kombe të tjera në diktaturat ish-komunsite dhe ato njëra pas tjetrës u ngritën në revolucionet e vitit ’89. Përmbysën në Poloni, Çeki, Hungari, Bullgari, Rumani klikat komuniste”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani
Aktualitet

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani

14 Maj, 2025 11:52 am
Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 2025 11:37 am
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
Aktualitet

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

14 Maj, 2025 11:33 am
Para
Aksident i rëndë në Kuçovë, 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Bisedë telefonike mes Donald Trump dhe Presidentit Zelensky, merr pjesë edhe Elon Musk

Bisedë telefonike mes Donald Trump dhe Presidentit Zelensky, merr pjesë edhe Elon Musk

Durrës/ Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit, vdes qytetari

Sherr mes dy të rinjve në Gjirokastër, plagoset me thikë 21-vjeçari

TE FUNDIT

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
14 Maj, 2025

Ish-presidenti i Uruguajit, José Mujica, i njohur si “Pepe”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Njeriu që udhëhoqi Uruguajin nga...

Lexo më shumë

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
14 Maj, 2025

Arben Bajraktaraj ka një karrierë prej mbi 30 vitesh në aktrim, por për publikun shqiptar dhe mbarë botën do të...

Lexo më shumë

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
14 Maj, 2025

I hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë, për motive të dobëta, vihet në pranga i...

Lexo më shumë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
14 Maj, 2025

Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fushën e sigurisë, e cila...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com