Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë detaje në lidhje me aksidentin që u përfshi gazetarja Mira Kazhani. Në një status në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në aksidentin e ndodhur një javë më parë gazetarja përplasi 17-vjeçarin Nertil Pellumbi.
Por akuza e Bërishës shkon edhe më tej, teksa denoncon se familjarët e të miturit nuk janë njoftuar për aksidentin, një mënyrë kjo sipas tij për të fshehur ngjarjen.
“Familjarët gjate javës që shkoi kërkuan të dinin për fatin e djalit të tyre dhe pyetën në komisariatin e narkopolicise nr 3 dhe nr 6 dhe ne drejtorinë e narkopolicsë por nuk morën asnjë informacion për te riun, fëmijën e tyre qe luftonte me vdekjen ne reanimacionin e spitalit te Traumës.Te premten qe kaloi ata bene denoncimin ne narkopolici për djalin e tyre si te humbur. Vetëm ditën e shtunë duke pyetur me te njohur ne Spitalin e Traumes ata arritën te gjejnë njeriun e tyre në gjendje tejet të rëndë. Familjaret akuzojnë Mira Kazhanin se ajo aksidentoi me rrota të para dhe në gjendje të dehur djalin e tyre”, shkruan Berisha.