Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Kryeni një akt të turpshëm! Për vete rrisni rrogat, për tjerët bëni një indeksim

2023/05/25 at 1:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kryeni një akt të turpshëm! Për vete rrisni rrogat, për tjerët bëni një indeksim

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, sërish nënvizoi faktin se nuk do të votojë ligjin për rritjen e pagave.


Berisha e cilësoi akt të turpshëm dyfishimin e rrogave për zyrtarët e lartë, teksa tha se pagat e tjera në raport me inflacionin zbriten me 1%.

Përveç diskutimit për çështjen e pagave ai nuk la pa përmundur edhe situatën e rezultatit zgjedhjeve të 14 majit, ku ka përsëritur sërish akuzat ndaj kryeministrit Rama.

“Jam këtu në emër të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë të cilëve me mekanizmat më kriminale të hapura dhe nën dorë iu konfiskua vota dhe vullneti i tyre i lirë. Farsa elektorale 14 maj 2023 do hyjë në histori si faqja më e zezë në Europë pas rënies së perdes së hekurt. Në këtë farsë e cila pati si fitimtarë narkoshtetin dhe kartelet e drogës narkoqeveria e Edi Ramës për herë të parë në 32 vite përdori zarfin elektoral me 50 mijë lekë për çdo pensionist 683 mijë gjithsej sikundër shpalli dhe realizoi rritje rrogash në mes të fushatës me qëllim blerjen e votës.

Në këtë fushatë për të gjithë ata të cilët thonë se rezultati ishte i thellë dhe bëjnë avokatinë e megakrimit elektoral, partia e blerjes së votës, aleati kryesor i kësaj partie Tom Doshi, rriti mbështetjen e saj 240%.
Sigurisht Tom Doshi nuk ka as 1/100 e pasurive që administron Edi Rama dhe as 1/1000 e mekanizmit të shpërndarjes së parave që disponon Edi Rama. Blerësi më i madh i votave nën dorë është Edi Rama me ministrat e tij. Në rast se Tom Doshi e rriti me 240% blerjen po Edi Rama me sa e rriti.

Ky parlament qëndron mbi krimin çdo ditë që pajtohet me një situatë të tillë. jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë farsë të turpshme zgjedhore. Për t’iu bërë thirrje shqiptarëve të marrin në dorë fatin e lirive tona. për t’u përulur para atyre 500 mijë burrave dhe grave që nuk pranuan të shiten e trysnohen.

Keni sjellë këtu një ligj të cilin pavarësisht kundërshtive do kisha dashur ta votoja sepse kam qenë jam dhe do jem gjithnjë për rritjen e rrogave e pensioneve. Kam bindjen më të thellë se vetëm me gjysmën e atyre që vidhni çdo ditë do i dyfishonit të rrogat. Por nuk e votoj sepse institucionet e pavarura se ndërsa ju dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, zbrisni me 1% në raport me inflacionin rrogat e mësuesve, të policëve, të ushtarakëve, përveç gardës e cila rritet me 3-4%. Kryeni një akt të turpshëm! Për vete rrisni rrogat, për të tjerët bëni një indeksim. Indeksim me inflacionin 1-vjeçar nga 2022 në 2023”, deklaroi Berisha./Opinion.al

Etiketa: 14 Majkuvendpagasali berisha


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

31 Dhjetor, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Dhjetor, 2025 8:11 am
Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Para
Lulzim Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Shpik armiq për të fshehur dështimin

Lulzim Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Shpik armiq për të fshehur dështimin

“Hupe Sali hupe”, Spiropali: Pas 2 vitesh të vish në Shkodrën e zgjuar nga letargjia

"Hupe Sali hupe", Spiropali: Pas 2 vitesh të vish në Shkodrën e zgjuar nga letargjia

Felaj: Të votojmë në orën 14:30 rritjen e pagave, se ikën presidenti jashtë vendit

Felaj: Të votojmë në orën 14:30 rritjen e pagave, se ikën presidenti jashtë vendit
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
31 Dhjetor, 2025

Nata e ndërrimit të viteve do të dominohet nga mot; kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë; situatë kjo si...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
31 Dhjetor, 2025

Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur...

Lexo më shumë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com