Ish-kryeministri Berisha i është kthyer edhe jë herë çështjes CCEZ, nga foltorja e kuvendit. Ai e ka drejtuar zërin e tij mbi kreun e OSHEE, të cilin e ka cilësuar si megahajdut, i emëruar nga Edi Rama dhe enturazhi i tij familjar.
“Pyesni pak nga doli ky farë burri që fut 700 milionë lekë për antistresin e punëtorëve? Ky doli nga Edi Rama dhe enturazhi i tij, ata e emëruan aty”, deklaroi Berisha.