Aktualitet

Berisha komenton foton e Ramës e Vuçiç: Rrinin si roje nderi para Sorosit Junior


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 05/11/21 |
Opi Nion

Nga Lushnja ku zhvilloi Foltoren e radhës ish-kryeministri Sali Berisha, komentoi një foto të tre liderëve të Ballkanit Perëndimor, Ramës, Vuçiçit dhe Dimitrov që ishin takuar në Beograd në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Ish-kryeministri u shpreh kundër kësaj nisme ndërsa lidhur me foton tha se “padroni me dy argatët” qëndronin “si roje nderi para Sorosit Junior”.

“Po mbroj interesin kombëtar. Ju jeni dëshmitarë. Këto 8 vite ajo që kam bërë më shumë, kam denoncuar përpjekjet për copëtimin e Kosovës, për ndryshimin e kufijve, kam denoncuar këtë Ballkanin e Hapur. Nuk e di a e patë një foto në Beograd, padroni me dy argatët rrinin si roje nderi para Sorosit Junior, Alex-it. Po! I ka të gjitha”, u shpreh Berisha.

Pas