Ish- kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë të shkurtër jashtë Parlamentit. Ai ka folur për gazetarët duke u shprehur se në 27-vite parlament, kjo është dita më e turpshme. Sipas tij bandat kanë nënshtruar plotësisht mazhorancën.
“Siç e shifni edhe ju kemi të bëjmë me rastin e një bande që ka trafikuar me makinën e ministrit të bendshëm 30 tonë drogë, osë 300 mln euro. Këto banda kanë nënshtruar plotësisht këtë narkomazhorancë me në krye Edi Ramën. Nuk ka në historinë e parlamentit shqiptar ditë më të turpshme. Kjo është dita më e turpshme”- është shprehur Berisha.
Ai ka deklaruar edhe njëherë se Opozita është e vendosur të votojë pro heqjes së imunitetit për Saimir Tahirin.