Janë zbardhur disa nga diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Mësohet se Berisha ka kërkuar protestë qytetare ditën e enjte, kur është edhe seanca plenare, ku pritet të votohet rregullorja e re e Kuvendit dhe marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët.
Por kjo kërkesë e tij nuk është pritur mirë nga deputetët të cilët kanë kërkuar që të vijojë protesta në Kuvend.
Gazment Bardhi e ka kundërshtuar më shumë duke argumentuar se kjo protestë do keqinterpretohej dhe do humbte qëllimin e saj.
“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, ka thënë mes të tjerash Bardhi.
Surprize ka qene edhe reagimi i një nder deputetëve më mbështetës të Sali Berishës, që prej nisjes së aksionit të tij të Foltores, Flamur Noka, i cili ka dalë në krah të Gazment Bardhit, duke argumentuar, se një protestë e tillë, nuk mund të zhvillohet në këtë moment. “Kemi deklaruar që betejën do ta përballojnë fillimisht deputetët, përpara se t’i kërkojmë sakrificë mbështetësve”, mësohet të jetë shprehur ai.