Është shtyrë për në orën 12:00 seanca në apel për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Raportohet se gjyqtarja Iliriana Olldashi dëgjoi prokurorët e SPAK që i thanë gjykatës se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë për ndryshimin e masës për Berishën.
Nga ana tjetër, avokati Genci Gjokutaj kundërshtoi informacionin dy mujor dhe në të njëjtën kohë kërkoi heqje të masës arrest shtëpie.