Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha kërkon Komitet Kombëtar drejtuar nga Meta: Fshihen 80% e vdekjeve

2021/02/26 at 2:40 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kufiri detar, Berisha: Greqia ndryshon rregullat në mes të lojës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ditën e sotme shkrirjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe krijimin e një Komitetit Kombëtar të drejtuar nga Presidenti i Republikës dhe anëtarë të jenë ekspertë e specialistë të shquar që do të japin këshilla për menaxhimin e pandemisë.


“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme të Xhahilit të Surrelit, Ndrikull Hajnisë dhe kupolës së tij të konfliktit të interesit kërkoj dhe njëherë:

1- Shkrirjen e menjëhershme të kupolës së konfliktit të interesit që përdor menaxhimin e pandemisë në funksion të suksesit imagjinar të Xhahilit të Surrelit dhe krijimin me urgjencë të,

2- Komitetit Kombëtar për menaxhimin e pandemisë se Covid-19 të kryesuar nga Presidenti i Republikës.

3- Krijimin e Komitetit të Ekspertëve me specialistë të shquar, vendas dhe të huaj jashtë çdo konflikti të interesit që do këshillojë Komitetin Kombëtar.

4- Kërkesën nga Avokati i Popullit të një hetimi ndërkombëtar për përgjegjësit e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë Covid-19 në Shqipëri.”– shkruan Berisha.

Sipas Berishës muaj shkurt kishte numrin më të lartë  të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, dhe ditën e djeshme e konsideron më të zezën.

“Dje ishte dita më e zezë e pandemisë!
21 por në fakt 5.2 herë më shumë, pra së paku 100 të sëmurë vdiqën dhe në spitale dhe në shtëpi.
Xhahili i Surrelit në një akt kriminal bllokoi masat anticovid.

Pse Edvini ditën më të zezë të pandemisë nuk ndërmori asnjë masë shtesë antikovid?
Miq, dy ditët e fundit sipas shifrave zyrtare për shkak të keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë ka pasur dy vdekje më shumë se sa vdekjet e njoftuara zyrtarisht nga data 10 Mars -31 maj 2020 kurse muaji shkurt gjer tani është sipas statistikave zyrtare, që fshehin 80% të vdekjeve, ka pasur numrin më të madh të fataliteteve që nga fillimi i pandemisë.

Vetëm dje sipas komunikatës zyrtare në spitalet Covid të Tiranës pati 21 vdekje. Në të vërtetë po të kemi parasysh se të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se vdekjet e tepërta gjatë vitit 2020 në Shqipëri ishin 5.2 herë më të larta se sa ato që deklaroheshin zyrtarisht si vdekje nga COVID-19 dje në spitalet covid, spitalet e rretheve dhe në Shqipërinë spital ka vdekur se paku 100 të sëmurë. Po kështu Shqipëria me gjithë numrin tejet të kufizuar të testimeve vazhdon të qëndrojë në nivelet më të larta botërore për numrin ditor të rasteve me COVID-19.”– vijon më tej ish-kryeministri

Ai gjithashtu akuzon kryeministrin Edi Rama për qëndrim kriminal kundrejt gjithë situatës së krijuar.

“Por megjithëqë këto të dhëna tejet dramatike që dëshmojnë se vdekja nga COVID 19 po bën kërdinë në Shqipëri, Xhahili i Surrelit nuk mori asnjë masë shtesë dje për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë dhe për uljen e vdekshmërisë dhe përhapjes së infeksionit nga COVID-19.

Me të drejte shtrohet pyetja pse ai mban këtë qëndrim indiferent dhe kriminal në këto momente tejet të rënda për kombin dhe vendin.
Arsyet kryesore të këtij qëndrimi çnjerëzor të tij janë:

1- Ai me indiferencën e tij kriminale duke u hequr sikur nuk ka ndodhur gjë, për të marrë masa shtesë kërkon të mbuloje në prag të zgjedhjeve dështimin e tij të tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë që iu kushtoi shqiptarëve vdekje më shumë se të gjitha kombeve tjera pas Meksikës dhe Perusë.

Por kësaj i thonë le të të vdesin sa më shumë shqiptarë sepse këtë ata meritojnë ose sepse mua më duhet për shkak të zgjedhjeve t’i mashtrojë ata sikur gjithçka po shkon mirë.

2- Arsyeja tjetër po kaq çnjerëzore e këtij qëndrimi të Xhahilit të Surrelit është se çdo masë mbrojtëse shtesë kërkon mbështetje buxhetore kurse ai është i vendosur që paratë e buxhetit të mos i përdorë për mbrojtjen e jetëve dhe shëndetit të qytetarëve por t’i ndajë deri ditën e fundit me klientelën e tij gjakpirëse.

Mirëpo kësaj i thonë të pasurohesh duke u bërë aleat me COVID-19 dhe marrësh jetë të pafajshme shqiptarësh.”- shkruan Berisha./Opinion.al

Etiketa: berishacovidmetapandemiashqiperi


Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para

"E kam nisur jetën që 16 vjeç në PS", Kryemadhi: S' do ta çojmë për skrap

Veliaj: PS familja më patriotike e Shqipërisë, nuk i tha UÇK-së terroriste

“Mirë që kopjojnë,por kopjojnë keq”,Veliaj- PD:Për çfarë i shan oligarkët?

Zgjedhjet në Kosovë, Rama:Uroj një kapitull të ri me qeveri të qëndrueshme

Meta dekreton ligjin për “Kryqin e Kuq Shqiptar"
















TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com