Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

2025/05/31 at 1:21 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi të premten kërkesat për rinumërim të votave për katër kandidatë të Partisë Demokratike.

Kryetari i selisë blu, Sali Berisha, duke iu përgjigjur interesit të mediave për këtë çështje, tha se vendimi ka qenë i drejtë, pasi ligji elektoral ia ka hequr të drejtën kandidatëve të paraqesin ankesa të kësaj natyre.

“Nuk ekziston ajo e drejtë nga 2019-a e këtej për kandidatin”, tha Berisha.

Ai sqaroi se Komisioni i Venecias, ODIHR dhe kodi ynë zgjedhor këtë të drejtë ua njeh vetëm subjekteve politike.

“Subjektet politike investohen edhe për kandidatin”, tha Berisha.

Ai paralajmëroi se në këtë rast fillimisht do të kërkohet nga partia shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve dhe më pas do të vijohet me kërkesat e kandidatëve.

“Disa kandidatë, se nuk janë vetëm këta, që kanë kërkuar ankesën e tyre rinumërim, i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për x qark, pastaj do paraqiten ankesat e tyre. Edhe kandidatët e Tiranës u informuan dje përsëri që rruga që kanë ndjekur nuk ka mbështetje ligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin. Nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligj”, tha Berisha.

Ai theksoi se nga ana e kandidatëve që paraqitën ankesë në SPAK ka pasur një keqkuptim. Berisha sqaroi se ka deklaruar më parë që partia do i mbështesë dhe kjo do të bëhet duke respektuar platformën që ka përcaktuar Partia Demokratike në përputhje me ligjin elektoral.

“Deklaratat e mia publike kanë qenë dhe janë, partia do mbështesë. Në qoftë se partia tjetër nuk i lejoi, siç e dini, e kundërta është qëndrimi ynë. Ne i mbështesim cilindo që kërkon transparencë, që gjen argumente. Ka patur një keqkuptim nga ana e tyre. Ata nuk duhet të humbasin kohën, t’i paraqesin pranë përfaqësuesve tanë në KQZ, që përfaqësuesit tanë për qarqet që janë marrë vendimet për vlefshmëri ose pavlefshmëri të procedojnë”, tha Berisha.

Kujtojmë se kërkesë për rinumërim bënë Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja, katër kandidatëve demokratë të listës së hapur në Tiranë e Durrës.

Anëtarët e KAS, me shumicë votash, ndërprenë mundësinë e shqyrtimit të ankimit në seancë publike, pasi sipas tyre, kërkesa duhej paraqitur jo në mënyrë individuale, por në emër të subjektit politik që ata përfaqësojnë.

Berisha në konferencën me gazetarët u pyet edhe për aleatin e tij në këto zgjedhje, Ilir Metën, i cili është shprehur se në ato vendore të 2027-ës do të garojë vetëm me siglën e Partisë së Lirisë.

“Ilir Meta është një i burgosur politik. Për PD-në dhe Aleancën Shqipëria Madhështore është i burgosur politik. Për zgjedhjet e tjera çdo forcë politike bën zgjedhjen e vet. Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte për këto zgjedhje”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

4 Nëntor, 2025 6:11 pm
Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik
Bota

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

4 Nëntor, 2025 5:10 pm
Para
Sherr mes dy vëllezërve në Vorë, arrestohen nga policia

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

TE FUNDIT

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
4 Nëntor, 2025

Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak,...

Lexo më shumë

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
4 Nëntor, 2025

Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është...

Lexo më shumë

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
4 Nëntor, 2025

Maldivet filluan të zbatojnë një ndalim të pirjes së duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, duke u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com