Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se opozita nuk do i ndërpresë protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë në emisionin “Opinion” për gazetaren Elida Marvataj, Berisha tha se tashmë PD ka hyrë në stinën e protestave të qëndrueshme, të cilat do të përshkallëzohen në vijim.
“Zgjedhjet u vodhën, absolutisht u rrëmbyen. Por nuk u mbrojtën dhe nuk damkosën siç e meritonin. Në këtë zgjedhje bëri të jashtëzakonshme, në kuptimin ligjor të saj. Tani ka të drejtën kushtetuese të përballet me këtë regjim për rikthimin e votës së lirë. Kjo protestë ndërpritet vetëm kur Edi Rama të largohet nga pushteti. Ky tip proteste do të jetë një tip foltore parlamentare qytetare. Ndërkohë deputetët nuk lejohen të flasin në parlament do vijën të flasin para kryeministrisë dhe qytetarëve, do flasin dhe qytetarët. Do vazhdohet me përgatitjet e protestave të mëdha, protestave të qëndrueshme. Çdo demokratë duhet të jetë i përgatitur, kemi ardhur në stinën e protezave të pandërprera dhe të vazhdueshme deri në përmbysjen e regjimit.”-tha Berisha.
















