Në kulmin e debateve në Kuvend, ku sot u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe shkarkimi i 11 anëtarëve të Këshilit Drejtues të RTSH, me konsensus nga të dy palët, Sali Berisha duket se ka gjetur kohë të merret edhe me rrjetet sociale.
Objektivi i LSA e ka “kapur mat” kryetarin e Partisë Demokratike, me iPad-in e tij në dorë, teksa ndjek ecurinë e një postimi të tij në rrjetin social Facebook.
Në fokusin e postimit të Berishës është kryeministri Edi Rama, për të cilin me ironi ka shkruar në videon e postuar: “Qenka zgju mirë kryetari sot”.