Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha-kandidatëve të PS në jug:Ai i Delvinës kushëriri i Ardi Veliut,i dënuar për drogë

2023/04/24 at 1:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha-kandidatëve të PS në jug:Ai i Delvinës kushëriri i Ardi Veliut,i dënuar për drogë

Ish-kryeministri,  Sali Berisha,  në një dalje për mediat këtë të hënë vijoi sulmet ndaj kandidatëve të kryeministrit Edi Rama në jug të vendit.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha,  theksoi se të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste janë të përfshirë në skandale.

Në Sarandë tha Berisha, ka shkuar mafia e Durrësit, e cila pasi nuk e mori dot Durrësin shkoi të ‘pushtojë’ qytetin jugor. Ai akuzoi Alket Hysenin se ka marrë përsipër të zhvarrosë të vdekurit në qytetin bregdetar për të ndërtuar pallate qeveritarët.

Ndërsa për kandidatin e Delvinës, Berisha u shpreh se  është kushëriri i Ardi Veliu, i dënuar për drogë.

“Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte e qartë, plaçkitja e pasurive publike.

Në Sarandë mafia e Durrësit, e cila po humbet Durrësin falë fitores së Igli Carës është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguarin personal të famëziut, Alket Hyseni, i cili ka marrë përsipër, të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët. Zhvarrosja e të vdekurve, mision kryesor i mafiozit të Alket Hysenit, i cili ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar ndaj të cilit nuk rëndon asnjë aferë përkundrazi, virtyti, përkushtimi aftësia, Artid Cikuli kishte fituar zemrën e qytetarëve të Sarandës, të cilët përfaqësuesin e Alket Hysenit nuk e kishin parë kurrë.

Ai shkonte si një hije nate, i tillë ishte përfaqësuesi i Konispolit. Detyrë kryesore të mbronte pronat e grabitura sipas kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Konispolit, nga ministra me emra të tjerë.

Në Delvinë, kush ishte në Delvinë thoni ju? Ilir Mehmeti kandidati i fitores, i koalicionit Bashkë Fitojmë. Një qytetar i shkëlqyer, i përkushtuar, që ka dëshmuar talentin në qeverisjen vendore. Karshi tij, njeriu që kishte të vëllamë të dënuar për ngarkesa të mëdha kokaine në Itali. Kushëriri i famëziut Ardi Veliu. Ai vërtet është i dënuar për kokainë, por dosjet e Ardi Veliut janë 10 herë me kriminale. Jugun pra kanë vendosur darën e mafies ta shtrëngojnë më shumë ndaj jush.

Në Tepelenë, Tërmeti, edhe po tja kthesh emrin në gjuhën shqipe do të thotë tmerr. Tërmeti i cili për disa vepra vendin e ka në qeli. Përballë Tërmetit një nga inxhinierët më të shquar i ardhur nga Kanadaja. Në Tepelenë dhe kudo në jug koha ka ndaluar”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Etiketa: ardi veliu

Ju sugjerojmë

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Merr flakë dragoi gjigand në Disneyland, vizitorët në panik për të shpëtuar

Merr flakë dragoi gjigand në Disneyland, vizitorët në panik për të shpëtuar

Protesta në Gjermani/ Bllokohet aeroporti i Berlinit, anulohen të gjitha fluturimet

Protesta në Gjermani/ Bllokohet aeroporti i Berlinit, anulohen të gjitha fluturimet

Balluku:Çatia do mbulohet me panele diellore, Spitali i Burrelit autoprodhues i energjisë

Balluku:Çatia do mbulohet me panele diellore, Spitali i Burrelit autoprodhues i energjisë

TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com