Aktualitet

Berisha: Kam informacione se po mblidhen letërnjoftime, po përgatitet kasaphana zgjedhore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:06 - 18/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë ditën e sotme deklaroi se ka informacione se kryeministri Rama ka filluar të grumbullojë kartat e identitetit të qytetarëve.

Sipas tij kreu i qeverisë po përgatit “kasaphanën zgjedhore”.  Ndër të tjera,  Berisha paralajmëroi protesta të fuqishme.

“Ndaj nesër do takohem me kryetarët e degëve të Tiranës, të ndajmë detyra dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe. Nuk shtyhet më kështu, përkundrazi Rama ka një cinizëm ekstrem ndaj shqiptarëve. Do marrë takim me sindikatat dhe do të nisë një lëvizje shpëtimtare, ndryshe kjo qeveri nuk ka të ndalur. Kanë filluar të grumbullojnë letërnjoftimet. Kam informacione po grumbullojnë karta identiteti, po përgatisin kasaphanë zgjedhore. Ne do u dalim para. Në të gjitha takimet primaret ndryshojnë nga zgjedhjet. Asgjë nuk na detyron të shmangemi nga procesi zgjedhor dhe nga fitorja”, tha Berisha./Opinion.al

Pas