Kryesore

Berisha: Jemi në një monizëm më të fuqishëm se i vitit 1991



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 14/01/23 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ditën e sotme ishte i pranishëm në 32-vjetorin e themelimit të degës së PD në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë “Rama”, duke thënë se Shqipëria është ende në një regjim monist.

Sipas Berishës, qeveria vjedh qytetarët shqiptarë, duk i detyruar që të braktisin vendin.

“U ndala në këto momente, për të theksuar kushtet ku u zhvillua revolucioni demokratik. Kundër kujt u zhvillua? Kundër një sistemi monist.  Po sot, ku jemi? Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, por përsëri jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991. Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne. Sot jemi në një monist që vret ccdo ditë shpresën e të rinjve. Sot shqiptarët janë njerëzit më shpresë-vrarë, se e drejta nuk ekziston për ta, se ligji nuk ekziston, se pasuritë publike janë një mallkim, se fondet dhe taksat e tyre vidhen e vidhen. Se trajtohen në mënyrën më depersonalizuese”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas