Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet se ka vjedhur regjistrin elektronik të votuesve nga Ministria e Brendshme, dhe tashmë ato janë duke u përdorur nga drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ernest Dimashi, i cili njihet si militant i PS-së.
Ky rast është denoncuar nga një punonjës i policisë, dhe është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
Ish-kreu i qeverisë i ka bërë thirrje Prokurorisë së përgjithshme të nisë menjëherë hetimin për këtë çështje.
‘Saje qorri vjedh te gjitha te dhenat e regjistrit elektronik te votuesve nga Ministria e Brendshme dhe ato po i perdor drejtori i IT te Policise, Ernest Dimashi, nje militant fanatik i PS.
Lexoni mesazhin e sapo ardhur te oficerit dixhital.
I bej thirrje prokurorise te nise me urgjence hetimin ndaj ketij akti qe shkaterron procesin zgjedhor! sb
“16/06/2017, 18:15:37: Sajmir Tahiri ka transferuar ne zyrat e PS te gjithe te dhenat e regjistrit elektrinik te votusve qe ka MB dhe po i perdor drejtori i IT te policis Ernest Dimashi nje militant i PS dhe mik i Sajmirit.”, shkruan ish kreu i qeverisë në Facebook