Kryesore

Berisha i shkoi në seli, zbulohet lëvizja e radhës e Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 21/12/21 |
Opi Nion

Prej muajsh Partia Demokratike po kalon një krizë të fortë për shkak të përplasjes Basha-Berisha, ndërsa të dy kanë mbledhur strukturat më të larta të partisë.

Mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar ku i informon se mbledhja e radhës do të zhvillohet më 23 Dhjetor në ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2 të selisë blu.

Në fokus të Këshillitdo të jetë situata brenda PD, si dhe qëndrimet e partisë për mosnjohjen e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Mesazhi i Bardhit

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Pas